Refuzimi i seancës për radarët, a ka lidhje largimi i kreut të SHISH me këtë dosje?
Mazhoranca ka hedhur poshtë në Komisionin e Sigurisë një kërkesë të LSI-së për seancë dëgjimore me drejtorin e përgjithshëm të Policisë Shtetit drejtorin e SHISH dhe shefin e ushtrisë. Kjo është bërë e ditur nga përfaqësuesi i kësaj force, Luan Rama.
“Propozova në rend dite, cikël seancash dëgjimore me drejtorin e përgjithshëm të Policisë Shtetit, meqë është i pari që e ka denoncuar këtë problem, drejtorin e SHISH dhe shefin e ushtrisë. Për rëndësinë që merr si çështje për sigurinë kombëtare në monitorimin e hapësirës detare.
Qëndrimi kundër propozimit tim dëshmon papërgjeshmërinë, mungesë vullneti nga ana e shumicës, por ka nga ata që janë të interesuar të kontrolli civil mbi forcat e armatosura. LSI e vendosur në çdo hap të angazhimit për të zbardhur të vërtetën e mosfunksionimit të radarëve që janë fikur apo që janë komanduar nga grupet e trafikantëve të drogës"-deklaroi ai pas braktisjes së punimeve të Komisionit.
Refuzimi i mazhorancës për të diskutuar mbi çështjen e radarëve që prek njëkohësisht sigurinë kombëtare dhe dosja që ndodhet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhen me pozicionin dhe detyrat e SHISH, kreu i të cilit është larguar sot nga detyra.
"Kur ka mungesë angazhimi për të garantuar transparencën dhe në kushtet kur mungesa e vullnetit të shumicës është bërë evidente të qëndrojë në atë komision ishte e pavlefshme"-theksoi Luan Rama në prononcimin për mediat. LSI dhe PD janë bashkë në këtë çështje dhe presioni për hetimin e dosjes së radarëve që mbulojnë hapësirën detare duket se është arma me të cilën këto dy parti i kundërpërgjigjen Edi Ramës, i cili vazhdon t'i shmanget këtij debati.
Add new comment