Përse gënjeu publikisht Edi Rama për shkarkimin e Tahirit? (Video)

Postuar në 18 Tetor, 2017 12:04

Çështja e Saimir Tahirit kërkon një rikthim në kohë, atëherë kur kryeministrit i kërkohej me ngulm shkarkimi i ministrit të Brendshëm nga opozita, e cila nuk harronte t'i rikujtonte zotit Rama faktin se kjo ishte dhe kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë.

Në atë kohë kryeministri dha shpjegime që përjashtonin çdo prapavijë kriminale në shkarkimin e Tahirit, duke parashtruar një arsyetim që sipas tij lidhej me detyrat elektorale apo partiake të ministrit. Ja se çfarë ka deklaruar kryeministri Rama në 12 Mars për këtë çështje.

"Saimir Tahiri është liruar nga një detyrë që kërkon një angazhim shumë të madh për të folur derë më derë dhe fshat më fshat në Tiranë për të treguar sesi ndërtuam Policinë e Shtetit dhe gjithë reformat dhe sesi me të njëjtën vendosmëri do të shtojmë reformat dhe këtë vend përpara. Kjo është një betejë që e kemi me njerëzit". 

Insistimi në atë kohë i kryeministrit për të refuzuar çdo intepretim tjetër në lidhje me ministrin dhe akuzat që e lidhnin atë me vëllezërit Habilaj tani merr një kuptim tjetër për të cilin nevojiten shpjegime nga kryeministri. A ishte në dijeni të përgjimeve ku përmendej emri i ministrit, a ishte në njohje të situatës me policinë e rendit dhe implikimin e një pjese të saj në trafikun e drogës. Më e pakta që mund të thuhet është se kryeministri ka gënjyer  publikisht duke mbrojtur jo vetëm ministrin dhe policinë por edhe qeverinë nga një njollë që para zgjedhjeve do kishte kosto të madhe elektorale. 

http://www.standard.al/2017/03/13/refuzon-te-pergjigjet-per-shkarkimin-e...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.