Fotot e publikuara nga PD, Rama: Presim agjentë të huaj të godasim krimin

Postuar në 13 Tetor, 2017 11:31

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha publikoi disa foto që sipas tij dëshmojnë për lidhjet kriminale të kryeministrit me kontigjentë të shpallur në kërkim nga Interpoli dhe të mbrojtur nga policia shqiptare.

Basha foli me emra, duke përmendur Durim Keçin si personi që shfaqet në një foto me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi. Personazhi në fjalë sipas kreut të PD-së ishte në kërkim nga policia italiane, por i pa përfshirë në sistemin e Interpolit nga policia shqiptare.

"Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes levave që zotëron në Policinë e Shtetit, nuk vendos të dhënat e shumë personave me precedent penal në sistem, duke bërë të munduar mosarrestimin e tyre nga Interpoli"-theksoi Basha. 
Kryeministri reagoi duke thënë se Durim Keçi, personi që u shfaq në foto Blendi Klosin është fotografuar në çadrën e lirisë. 

“Ca fotografish tregoni, po si s’ju vjen zor shkoni te Dem Rreli punoni part time dhe bëni fotofgrafi, ka lezet Saliu i ka fotot te Skenderbeu që bëheshin njehërë e një kohë. Shqiptarët dinë të shohin të dëgjojnë e për sa kohë ju nuk e vini vath në vesh, që shqiptarët vetëm për budallenj nuk i bën dot njeri”- tha Rama.

Referuar dhe deklaratave të ambasadorit amerikan për 20 familje mafioze që drejtojnë aktivitetin kriminal të vendit, Rama deklaroi se nga nëntori në Shqipëri vijnë agjentë të specializuar ndërkombëtarë për të goditur grupet kriminale. "Kemi filluar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe jemi duke mbyllur grupin e ekspertëve ndërkombëtarë që do të përfshihen. Do vijnë këtu brenda muajit nëntor agjentë të huaj që do bashkëpunojnë me qeverinë për të luftuar krimin"-deklaroi kryeministri. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.