Në Maqedoni për herë të parë që pas krizës së fundit ku Tirana zyrtare u përfshi drejtpërdrejt
Kryeministri Edi Rama pritet të jetë në Maqedoni në datat 16-17 tetor ku është I ftuar të marrë pjesë në një samit me 100 bizneset kryesore të Europës Juglidnore. Samiti që zhvillohet në Shkup do të asistohet edhe nga Komisionerja e BE-së për Transportin, Violeta Buc, e cila do të japë të dhëna për projektin Edison që financohet nga unioni. Ky projekt synon që të nxisë përdorimin e makinave elektrike në rajonin tonë duke krijuar infrastrukturën përkatëse rrugore dhe një rrjet komunikimi me shumë rëndësi për thellimin e komunikimit.
Në samit do të jetë edhe presidenti maqedonas George Ivanov që do të mbajë një fjalë me hapjen e samitit, ku një ndër panelet do të përbëhet nga kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe ndoshta edhe ndoshta atij boshnjak. Sipas njoftimit të agjencisë MIA, duket se Edi Rama do të jetë i ftuari i këtij aktiviteti dhe nëse ai merr pjesë, kjo do të jetë vizita e parë e tij në Maqedoni që pas ngjarjeve të vitit të shkuar, ku Shqipëria zyrtare u përfshi direkt në krizën paszgjedhore në vendin fqinj.
Add new comment