Padrinot e gazetarisë dhe demokracisë

Postuar në 30 Shtator, 2017 01:07

Google dhe Facebook janë si Harvey dhe Irma për gazetarinë dhe demokracinë. Duopoli elektronik privon milionë njerëz nga informacioni…”

Ky përcaktim që I atribuohet gazetarit britanik Sir Harold Evans, rrjedh nga politika e këtyre dy gjigandëve të botës së internetit, në menaxhimin, vlerësimin dhe përhapjen e përmbajtjes informative në mbarë globin. Duke ndikuar kështu përmes algoritmeve të veta, specifikimet e të cilave nuk I bëjnë asnjëherë publike, të gjithë audiencën globale dhe opinionbërjen.

Të dyja kompanitë i janë përgjigjur thirrjes së establishmentit politik perëndimor për të kufizuar , censuruar dhe lejuar sa më pak shfaqjen e materialev të pavërteta, që nxisin urrejetjen, apo që vlerësohen si jo cilësore. Përpjekja pra për të filtruar sasinë e informacionit duke rishikuar rendtijen e tij në shfaqjen e kërkuar përmes motorit të kërkimit është në thelb një ndërhyrje në shkallë të gjerë që ristrukturon edhe parimin e deritanishëm të internetit, që është neutraliteti dhe të qenit i lirë.

Në muajin prill Google, njoftoi ndryshime të reja në algoritmin e motorit të kërkimit, ndërkohë që në fund të vitit 2017, kompania do të mbyllë seksionin e kërkimit me pagesë që u ndihmon të interesuarve për një përvojë më të mirë në hulumtimin e informacionit të kërkuar. Parparakisht në muajin mars, Google prezantoi “Fred”, algoritëm i përditësuar që shënjestron përmbajtjen me vlerë të ulët, ndërkohë që algoritmi i ri ka në shënjestër përmbajtjen që nxit urrejtje, fyerjen dhe shpifjen, duke ulur renditjen e shfaqjesë tyre.

Në fakt askush nuk e di, ose ka paqartësi të mëdha se mbi cilat kritere vepron algoritmi I Google për shfaqjen sa më immediate të një kërkimi. Pa folur për faktin se për të njëjtën kërkesë në fushën e kërkimit, rezultatet nuk janë të njëjta nga një vend në tjetrin, e madje edhe nga pajisja në pajisje.

https://www.seroundtable.com/april-2017-google-webmaster-report-23653.html

Mirëpo ky ndryshim që prezantoi kompania ka provokuar reagime të karakterit politik dhe jo vetëm. Në gusht të këtij viti, “World Socialist Web Site”, që administrohet nga Komiteti NDërkombëtar I Internacionales së Katërt, përfaqësuesue e trockizmit amerikan dhe konsideruar si faqe e ekstremit të majtë, ankohej se protokolli i ri i Google kufizon aksesin te 13 faqet kryesore socialiste dhe që janë kundër luftës. Mes tyre renditej edhe Wikipedia.org që kishte pësuar rënie me 30% dhe “The intercept” me një rënie prej 19% në lexueshmëri.  

Kjo vetëm për disa muaj, çka nuk shpjegohet thjesht me rënien e cilësisë në përmbajtje. Të dhënat e cituara nga WSWS janë përpunuar nga SEMrush, sipas të cilit vetë faqja në fjalë kryesonte listën me 67% rënie në lexueshmëri. Në thelb kjo është censurë në shkallë globale, jo duke gjykuar nga përmbajtja e faqeve apo nga politika e tyre për të tematizuar këtë çështjen, por nga fakti se pranohet gjerësisht se Google dhe Facebook kanë aktualisht instrumentet teknike për ta realizuar një gjë të tillë.

https://www.wsws.org/en/articles/2017/08/02/pers-a02.html

Ndikimi është progresiv dhe ka prirjen të ndikojë në financat e faqeve që mbahen nga marketing online dhe nga donacionet. Nëse të bie lexueshmëria, e cila vlerëoshet dhe analizohet sërish nga Google me seksionin e vet “Analytics”, atëherë bien edhe reklamat. Dhe nëse bien reklamat atëherë mediat hyjnë në vijën e krizës së mbijetesës, për t’iu drejtuar formave tanimë të përhapura gjerësisht siç është kërkesa për donacione nga lexuesit.

Vetëm dy ditë më parë, një prej viktimave të Google, “alternet.com”, vinte në dukje përmes një editoriali të Drejtorit Ekzekutiv, Don Hazen, se trafiku i faqes është prekur me 40%, afërissht 1.2 milionë vizita në muaj, nga përditësimi i algoritmit të Google për kërkimin, kësaj radhe i bërë në muajin qershor dhe që synonte të godiste fake neës.

Sipas Hazen, faqja që ai drejton e ka synim të vetin luftën kundër lajmeve të rreme, mizogjinisë, Trump e të tjera shfaqje të këtilla, çka teorikisht pajtohet me kërkesat e reja të Google. Por rënia e trafikut kundërshton këto pretendime të kompanisë. Hazen vë në dukje një moment që ka shumë rëndësi: Google dhe Facebook po vendosin se çfarë duhet të lexojnë njerëzit, edhe pse si kompani ato nuk bëjnë punën e medias, as kanë kontrolloues, editorë apo investigues.

Aspekti primar i kësaj që po ndodh është se Google dhe Facebook po kthehen de facto në padrinot e gazetarisë online dhe të demokracisë si të tillë, e cila siç shihet ka hyrë deri diku në varësinë e internetit. Aspekti i dytë është goditja financiare. Mediat që goditen nga kjo censurë do të detyrohen të kërkojnë para gjetkë. Rasti i “alternet” është domethënës.

Ne i marrim gjysmën e të ardhurave nga reklamat dhe gjysmën nga fondacionet dhe lexuesit”, shkruan Hazen që thotë se ky model ka mbajtur median në këmbë për 15 vjet. Por që të përballesh me këtë që po ndodh në internet, duhen para shtesë për të shmangur bllokun e vënë, për të cilin duket se investojnë dhe lobojnë shumë qeveri në Perëndim, por pa i zbardhur kurrkujt se cilat janë kriteret e ndryshimit dhe si vepron algoritmi. Mbulimi në fjalë ushqen çdo fantazi, që mund të edhe të mos jenë të tilla, sa kohë që raportime të ngjashme do të përftojnë se cilat janë viktimat e vërteta të politikave të Google dhe Facebook.

https://www.alternet.org/media/editorial-googles-threat-democracy-hits-a...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.