"Survejimi masiv po zëvendësohet me hakerimin masiv"
Edward Snowden, ish- punonjësi i CIA-s që provokoi rrjedhjen më të madhe të informacioneve në historinë e shërbimeve sekrete ka dhënë një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”. Survejimi në masë po shkon drejt fundit, thotë Snoëden, sipas të cilit shërbimet sekrete po orientohen drejt hakerimit masiv si zgjidhje. Po kështu, përvoja e kohës sonë na jep një leksion të hidhur: brezi i sotshëm i ri, është më pak i interesuar për privatësinë sesa brezi më i vjetër. Vlera të reja që nxjerrin larg dhe bëjnë të huaj një kategori të madhe personash që po futen në limbon e dy botëve që po shkëmbehen me njëra-tjetrën.
Më poshtë pjesë nga intervista:
Z. Snowden, katër vjet më parë ju u shfaqët në një video nga një dhomë hoteli në Hong Kong. Ishte fillimi i rrjedhjes më të madhe të të dhënave për shërbimet sekret në histori. Sot, ne jemi ulur në një dhomë hoteli në Moskë. Nuk nuk mund të largoheni nga Rusia sepse qeveria e SHBA ka lëshuar një urdhër arresti për Ju. Ndërkohë, makina globale e survejimit e shërbimeve sekrete po vazhdon punën, ndoshta më shpejt se ndonjëherë tjetër. Ia vlejti e gjitha kjo?
Përgjigja është po. Shikoni qëllimet e mia atëherë. Nuk po përpiqesha të ndryshoja ligjet apo të ngadalësoja makinën. Ndoshta duhet ta bëja. Kritikët e mi thonë se nuk isha revolucionar sa duhet. Por ata harrojnë se unë jam produkt I sistemit. Unë punova në ato tavolina, i njoh ata njerëz dhe ende kam besim te ta, që shërbimet mund të reformohen.
Çfarë arritët?
Që nga vera e vitit 2013, publiku ka njohur atë që deri atëherë ishte informacion i ndaluar. Që qeveria e SHBA mund të marrë çdo gjë nga logaria juaj në gmail dhe se ata nuk kanë nevoja as për mandate nëse ju nuk jeni amerikan, por ta zëmë, gjerman. Nuk mund të diskriminosh mes qytetarëve të tu dhe qytetarëve të tjerë kur flasim për balancën e të drejtave bazë. Por përherë e më shumë vende, jo vetëm SHBA, po e bëjnë këtë gjë. Doja t’i jepja publikur një shans për të vendosur se ku duhet të ishta vija kufitare.
Ju e keni quajtur survejimin masiv si shkelje të ligjit. Por për aq sa dimë, deri më tani asnjë person nuk është në burg.
Kjo është arsyeja pse e quaj ligji sekret. Këto aktivitete të NSA-së ishin ilegale. Në një botë të drejtë, njerëzit që kanë autorizuar këto programe me gjasë do të ishin në burg sot. Ne po flasim, p.sh, për shkelje të panumërta të gjetura dhe të konfirmuara nga një hetim parlamentar gjerman mbi ligjin G10…
U befasuat kur mësuat se agjencia gjermane e zbulimit, BND-ja, po survejonte “miq” si kryeministri izraelit apo që kishte 4 000 përzgjedhës të drejtuar ndaj shënjestrave amerikane?
U zhgënjeva, jo befasova. E njëjta gjë është edhe në Francë si në Gjermani dhe në të gjitha këto vende. Të gjitha qeveritë duan të kenë më shumë pushtet kur vjen pun ate spiunazhi ekonomik, manipulimi diplomatik dhe ndikimi politik.
Synimi kryesor i survejimit është parandalimi i sulmeve. Në parim nuk ka ndonjë të keqe në këtë.
Ne nuk kemi ndonjë provë që këto programe të mbikëqyrjes në masë po ndalojnë sulmet terroriste. Nëse nuk na tregoni celulat që janë zbuluar falë këtyre masave ndërkohë që sërish deklaroni se këto masa janë absolutisht të domosdoshme, pse duhen atëherë? Duhen sepse ata janë të interesuar në fusha të tjera të spinuazhit. Si përgjimi i telefonit të Kofi Annan dhe Hillary Clinton…
Të cilat i bëri BND-ja.
Regjistrimi ndoshta nuk ndihmoi në ndalimin e shumë sulmeve terroriste.
Cili është dallimi mes BND-së dhe NSA-së?
Diferenca më e rëndësishme është buxheti. Ato diktojnë llojin e kapaciteteve. Por Gjermania ka kapacitete të jashtëzakonshme sepse kaq shumë e qendërzuar dhe ke mundësi të jesh në pika të favorshme gjeografike si pika ndërlidhëse e internetit De-CIX në Frankfurt. Është si të gjuash peshk në një vozë. Nuk ka rëndësi sa keq je, sa i varfër, nëse ajo që duhet të bësh është të fusësh një gotë në vozë dh eke për të kapur një peshk.
Autoritetet gjermane deklarojnë se do të ishin shurdh dhe qorr pa NSA-në dhe CIA.
Sigurisht, Gjermania mund të mos jetë SHBA që hedh 70 miliardë $/vit për programet e shërbimeve sekrete. Por Gjermania është një vend shumë i pasur. Në vitin 2013 shpenzuan 500 milionë eurp për BND-në. Sot është mbi 300 milionë euro më shumë. Kur e ndërthur këtë me faktin se sistemi arsimor publik gjerman është një ndër më të mirët në botë, sheh se ke një bazë teknike shumë të talentuar në Gjermani.
…
Çfarë vjen pas kësaj?
Qeveritë po kuptojnë se survejimi masive nuk është me të vërtetë efektiv. Ata po lëvizin nga survejimi në masë drejt asaj që shërbimet sekrete shpresojnë se do të jetë zgjidhja e tyre për të gjitha problemet: hakerimi. Por është hakerimi masiv dhe jo hakerim i kufizuar në objektiva siç thonë shpesh. Ne e kemi parë këtë në arresimet e bëra në tregun e rrjetit illegal të internetit dhe në operacione të tjera të BE-së dhe SHBA-së.
Pra e gjitha tani bëhet për të dekoduar komunikimin?
Jo për të thyer kodimet – agjencitë po përpiqen që ta anashkalojnë kodimin – kriptimin. Ato po kërkojnë për pika të dobëta në pajisjet e përdorura që të shohin se çfarë po shkruani përpara se ta kriptoni mesazhin. Ajo çfarë ata bëjnë është marrja e kontrollit të një faqeje online, infektimi i saj me një soft dhe kur ju vizitoni këtë faqe, sepse p.sh merrni një link të tij, ju hakeroheni. Mandej ata kanë në zotërim kompjuterin apo telefonin tuaj. Ti paguan për të, por ata e përdorin. Unë mendoj se kjo është shumë më mirë sesa survejimi masiv.
Pse?
Survejimi masiv ishte shumë i lirë. Funksion lirisht, e mbuluar, vazhdimisht dhe nuk kishte mbrojtje reale veç përdorimit të skemave të kriptimit. Duke sulmuar browserat, telefonat, kompjuterët është një propozim shumë më i kushtueshëm.
…
Ndonëse rrezja e veprimit të agjencive të inteligjencës është e kufizuar në të ardhmen, njerëzit po japin të dhëna të shumta të tyret ndaj korporatave private si Facebook, Gooogle, YouTube dhe Instagram. A mos duhet të pranojmë se kemi hyrë në një erë të transparencës totale?
Unë flas në kolegje një herë në muaj dhe kam përshtypjen se brezi i ri e ka më pak merak privatësinë sesa brezi i vjetër. Thjesht sepse ata ndajnë informacion vullnetarisht në mënyrë të vazhdueshme.
Përkthimi nga ResPublica
Burimi: http://www.spiegel.de/international/europe/edward-snowden-interview-ther...
Add new comment