Shqipëria prezanton projektin e vet për gazsjellësin adriatiko-jonian
Shqipëria, ministria e Energjetikës, ka prezantuar së fundmi një projekt fizibiliteteti që lidh gazsejëllësin Transadriatik(TAP) me Bosnje – Hercegovinën dhe Kroacinë. I ashtuquajturi gazsjellësi adriatiko-jonian është mbëshetur shpesh nga qeveria shqiptare, por ky projekt i fundit ka edhe një faturë financiare: 618 milionë euro për një korridor, për finacimin e të cilit kërkohet edhe ndihma e BE-së.
Siç njoftohet këtu: https://www.worldpipelines.com/project-news/11092017/albania-looks-to-eu-for-gas-pipeline-funds/, qeveria shqiptare, shpreson të marrë financime nga BE-ja për ndërtimin e seksionit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ndërkohë që vendi ynë është pika dalëse e TAP, përpara se ai të depërtojë në tregun europian, në Itali. Korridori i ri është 511 km i gjatë dhe sipas projektit të paraqitur nga qeveria shqiptare ai do të ketë kapacitet 5 miliardë m3/vit, nga të cilat Shqipëria dhe Bosnja mendojnë të konsumojnë 1 miliardë m3/vit, Mali i Zi, 0.5m3/vit, ndërsa Kroacia, 2.5 miliardë m3/vit.
Projektin e ka pëërshëndetur edhe ambasadori amerikan Lu që e ka cilësuar atë si të dobishëm për të shmangur varësinë nga Rusia. Pala shqiptare e ka prezantuar propozimin e saj bashkë me Malin e Zi, para unionit europian në përpjekje për të marrë financimin. Projekti u paraqit në takimin e katër për IAP-in, që do ta kthente TAP-in në një projekt me rëndësi të madhe strategjike, në kushtet kur projektet e gazit që kanë firmë ruse, janë pezulluar.
Add new comment