Thirrje që Gjermania të marrë një rol global: “Koha e varësisë totale nga fuqia ushtarake amerikane ka mbaruar”
Mendimet se Gjermania duhet të marrë një rol të ri global sa vijnë dhe shtohen. Kujtimet e Luftës së Dytë Botërore po hidhen pas duke i besuar sjelljes së këtij vendi sidomos pas bashkimit në vitet ’90. Anne Applebaum shkruante dje një ese në revistën “Der Spiegel” ku hedh idenë se Berlini duhet ta pranojë atë që duket sikur historia po ja shtron sërish si kërkesë.
Sot ka shumë vende përfshirë disa në kufijtë e Europës që nuk e ndajnë angazhimin e Gjermanisë së bashkuar në pacifizmin dhe jodhunës. Dhe ka shumë, shumë arsye për të dyshuar që Amerika do të përballet me to. Trump mund të jetë një përjashtim nga rasti por ai reflekton një lodhje të vërtetë amerikane dhe dyshim për vlerën e aleancës transatlantike. Gjermanët duhet të kenë një plan për t’u përballur me kërcënimet që vijnë nga mungesa e Amerikës…
shkruan Applebaum.
Në kushtet e tanishme sipas autores Gjermania nuk ka fuqinë ushtarake që të sigurojë Europën nga ndonjë aggression i ardhshëm i Rusisë, për të mbajtur paqen dhe për t’I dhënë fund krizës së refugjatëve, apo për rindërtimin e Libisë.
“Gjermania ka munguar”, shton autorja sipas të cilës “gjermanët ndonjëherë pretendojnë se nuk ekzistojnë”. Sipas saj kohët po ndryshojnë dhe sofistikimi i fuqive kërcënuese për atë që është qytetërimi perëndimor po rritet. Roli i Gjermanisë është i pashmangshëm edhe pse askush deri më sot nuk di të thotë sesi ky rol global do të dijë të vetëkufizojë veten në një botë ku shumëkush po përpiqet t’u ikë përgjegjësive që tejkalojnë llogaritë nacionale.
“Mund t’i kuptoj arsyet historike për mëdyshjen e Gjermanisë për të mendur për konfrontimin. Dhe e respektoj…Por ky nuk ka pse të jetë justifikim për naivitetin. Nëse Gjermania nuk do një ushtri të fuqishme, ajo sërish duhet, dhe është urgjente, të punojë me institucionet që ka ndërtuar, si BE-ja, dhe veçanërisht me Francën dhe edhe Britaninë e Madhe për krijimin e një force europiane shumëkombëshe që mund të dislokohet në mbrojtje të kufijve të Europës dhe në emër të Europës në çdo kohë. Mund të jetë pjesë e NATO-s dhe duhet të punojë me NATO-n. Por era e varësisë totale ndaj fuqisë ushtarake amerikane ka mbaruar”, përfundon ajo.
http://www.spiegel.de/international/world/anne-applebaum-why-germany-mus...
Add new comment