Paraja, pika e dobët e pushtetit të Putin
Dikur George Kenan arriti të pikaste dobësinë strategjike të Bashkimit Sovjetik që sipas tij ishte sistemike. Kolapsi ishte brendashkruar në logjikën funksionale të atij sistemi pas të cilit siç u pa nuk mund të kuptohej ekzistenca e vetë shtetit të sovjetëve. Historia i dha të drejtë Kenan, edhe pse ka njerëz që mendojnë se nëse rënia e sistemit ishte e pashmangshme, shpërbërja e BS-së mund të shmangej.
Pas vetëm 26 vjetësh, bota perëndimore sot ndodhet sërish para dilemës me Rusinë dhe pushtetin e saj të dominuar dhe strukturuar nga Vladimir Putin.
Ku qëndron dobësia e tij? Shumica bie dakord: tek ekonomia e brishtë e Rusisë. Në një opinion në “Project Syndicate”, Anders Åslund, anëtar i Këshillit Atlantik, thekson se Paraja, është patjetër dobësia e pushtetit të sotëm të Putin. Vetë njërëzit më të afërt të presidentit rus, ata që kanë përfituar nga marrëdhëniet klienteliste me Presidentin, kanë transferuar paratë jashtë vendit pasi në Rusi të drejtat e pronës nuk janë të garantuara. Këto para janë pra nën juridiksionin e qeverive të Perëndimit.
“Putin ka ngritur tre qarqe të pushtetit: shteti, korporatat shtetërore dhe kompanitë “private” besnike. Procesi nisi gjatë drejtimit prej tij të Shërbimit të Sigurisë Federale nga 1998 në 1999”, shkruan autori.
Mandej me ardhjen në presidencë nis kapja e plotë e pushtetit: në vitin 2000 Putin mori në kontroll televizionin rus. Më tej vazhdoi me kontrollin e administratës dhe administratës rajonale, dhe sistemit juridik. Në vitin 2003 ai mori kontrollin e Parlamentit, në të dyja dhomat. Në këshillin e Sigurisë u caktuan tre gjeneralë të KGB-së: Sergei Ivanov, Nikolai Patrushev dhe Aleksandr Bortnikov.
Goditja e radhës erdhi në vitin 2001 me marrjen në kontroll të Gazprom me caktimin në krye të tij të njerëzve besnikë. Më tej Rosneft dhe pastaj Rostec. Në mandatin e dytë Putin nisi zgjerimin e koropratave, krijimin e të rejave me monopole në industritë përkatëse.
“Sistemi që ka krijuar Putin është në mënyrë befasuese i ngjashëm me sistemin carist që funksionoi deri në Reformat e Mëdha të viteve 1860”.
Autori shton se Putin ka ecur në rrugën e deinstitucionalizimit për të konvertuar pushtetin e vet në institucionin e vetëm. Por ky realitet nuk ofron garanci ndaj edhe paratë e të pasurve zhvendosen jashtë, qoftë edhe në parajsat fiskale.
“Kjo ka krijuar natyrshëm një qark të katërt pushteti mbi të cilin Putin nuk ka kontroll: parajsat fiskale. Dhe këto nuk janë aq të sigurta sa dikur”, vijon Åslund. Pas ndërhyrjes që Taska Forca e Veprimit Financiar ndërmori ndaj Zvicrës, mbeten dy destinacione të preferuara për operacione të ngjashme transfertash: Britania e Madhe dhe SHBA. Perëndimi nuk para ushtron kontroll mbi aktivitetet të tilla brenda kufijve të vet. Por autori sugjeron që kjo praktikë të ndryshojë dhe të nisin hetimet mbi asetet e njerëzve të cilët janë nën sanksione. Ka lëvizje në këtë drejtim pasi një ligj i firmosur nga presidenti Dopnald Trump në 2 gusht ligjëron kontrollin dhe hetimin mbi “figurat e larta politike të huaja dhe oligarkët në Federatën Ruse përfshirë bashkëshortët, fëmijët, prindërit dhe vëllezërit apo motrat dhe asetet e tyre brenda 180 ditëve”.
“Duke patur parasysh stokun e jashtëzakonshëm të kapitaleve ruse të depozituar në New York, Londër dhe gjetkë, Perëndimi është në një pozicion ideal për të shfrytëzuar këtë dobësi”, përfundon autori.
https://www.project-syndicate.org/commentary/russia-crony-capitalism-ach...
Add new comment