Bashkia e Tiranës, 174 milionë lekë për kioska për një shërbim që merret edhe nga celulari apo çdo PC

Postuar në 18 Gusht, 2017 16:27

Televizioni Top-Channel promovon sot si lajm kryer në faqen e vet online një lajm lokal për...Bashkinë e Tiranës. Ja se çfarë thuhet në lajm:

Banorët e Tiranës nuk do të rrinë më në radhë të gjata për të marrë certifikata në njësitë administrative përkatëse. Brenda dy muajsh, Bashkia e Tiranës do t’i ofrojë çdo qytetari mundësinë për t’i marrë certifikatat e Gjendjes Civile “online” në bankomate ose në “e-kioskë”, gjatë të gjithë 24-orëshit. Sipas bashkisë, implementimi i kioskave vetëshërbyese do të realizohet përmes ndërtimit të një “softëare” (programi) ku do të ruhen të dhënat dhe statistikat e aplikantëve në pikat e vetëshërbimit. Sistemi i Gjendjes Civile do të ndërlidhet me sistemin elektronik të Gjendjes Civile në kohë reale, do të zvogëlojë radhën e pritjes dhe do të përmirësojë cilësinë e shërbimit. Sipas Bashkisë së Tiranës, për të marrë certifikatat përmes këtij vetëshërbimi, qytetarët do të aplikojnë me kartën e identitetit ose përmes emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit. Vlera e projektit është 17 milionë e 470 mijë lekë, pa TVSH

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=361844&fundit

Çfarë del nga ky tender që pritet të organizojë Bashkia e drejtuar nga z. Veliaj? Del që bashkia do të akordojë 174 milionë lekë të vjetra për të blerë disa kioska apo bankomate që do të instalohen në pika të ndryshme të Tiranës për të ofruar shërbimin e çertifikatës online. Shumë mirë mund të thotë dikush. Vetëm se ka një hile që si zakonisht vjen me nismat e Bashkisë së Erjon Veliajt.

Hileja e parë është se që të ofrohet çertifikata online, duhet që legjislacioni të parashikojë vulën elektronike me të cilën pajiset dokumenti, printimi i të cilit do të ketë mandej vlerë ligjore. Vula dixhitale ka disa specifika teknike që përshkruhen dhe ajo integrohet automatikisht në dokument. AKtualisht nuk ka një akt nënligjor që të mbështesë këtë nismë të Bashkisë. Vetëm nëse Bashkia po ofron printimin e çertifikatave që nuk do të kenë vlerë ligjore. Por vendimi mund të hyjë në fuqi dhe zoti Veliaj po bën gati paratë për tenderin për të dalë e për t’u mburrur se bëri edhe një gjë për Tiranën.

Hileja e dytë që bashkëpunon me hilenë e parë, është se në fakt, 174 milionë lekët që po akordohen tashmë janë thjesht qoka e radhës e zotërisë kryetar bashkie. Pse? Sepse aktualisht shërbimin në fjalë e ofron portali qeveritar e-albania, në të cilin nëse regjistrohesh ke mundësi të shohësh dhe të printosh çertifkatat që kërkon qysh tani. Pra ajo që Top-Channel e shet si sistem apo soft, ekziston dhe është në funksionim, pavarësisht se i duhet bërë publicitet Bashkisë. Nga ana tjetër, me hyrjen në fuqi të legjslacionit për vulën çdokush mund të printojë çertifikatën e tij edhe nga celulari, nga çdo pikë interneti, apo edhe nga shtëpia. Pse atëherë të jepen 174 milionë lekë për kioska?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.