Lamtumira zyrtare e Usain Bolt
Me këngët e Bob Marley-t në sfond dhe duartrokitjet e 56 mijë spektatorëve në stadiumin e Londrës, Usain Bolt, një nga sprinterët më të mirë në histori i dha zyrtarisht lamtumirën atletikës. "Njeriu-rrufe" siç u pagëzua nga komentatorët u gjunjëzua në tartan duke bërë edhe ndarjen simbolike me pistën e vrapimit. Më pas ai bëri xhiron e lamtumirës i shoqëruar nga ovacionet e pandërprera të publikut, ndërsa bëri të qartë se nuk do të kthehet për të vrapuar në gara. Ai zbuloi se kishte pranuar një propozim për t'u bërë trajner asistent në grupin e Glen Mills, njeriu që qëndron pas mrekullisë së sprinterit nga Xhamajka.
Kur u pyet se si e imagjinon veten në moshën 50 vjeç, tha: "Nuk kam asnjë ide. Shhpresoj të jem martuar, të kem tre fëmijë, t’i shikoj si rriten dhe të ndihmoj atletikën”. Si një kujtim kryetari i Bashkisë së Londrës dhe kreu i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Coe i dhuruan një copë nga pista e vitit 2012. Në një gjest simbolik Bolt u gjunjëzua dhe puthi tartanin dhe u lut. "Kështu desha t’u them lamtumirë miqeve dhe kolegëve të mi”- shpjegoi ai më vonë. "Kam provuar se me punë çdo gjë është e mundur. Mendoj se ky është një mesazh i mirë për fëmijët. Të jesh i fortë, të jesh i mirë, mundesh, kjo është trashëgimia më e mirë"- tha Bolt.
Add new comment