Sulme dhe akuza edhe për situatën e zjarreve. Basha kujtohet për të folur përmes RD-së
Gazeta “Rilindja Demokratike” është hapur sot me një titull akuzues për ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, për shëprdorim fondesh. Sipas gazetës zyrtare të PD-së, Kodheli ka shpenzuar 1 miliardë lekë për zyra dhe 300 milionë për shuarjen e zjarreve. Mbulimi vizual i shkrimit është edhe më goditës dhe parqet ministren në një foto plazhi krah zjarreve.
Ministrja ka reaguar duke bërë një paralajmërim në profilin e vet në Facebook:
“Mjerimi i një fundkazani si gazeta RD është vërtet për të ardhur keq. E lindur si shprehje e lirisë së fjalës, prej vitesh, kjo gazetë, është kthyer në një banalitet, ndaj dhe askush se merr seriozisht. Vërej me keqardhje që ditet e vapës i kanë bërë akoma më të tollovitura kokat e nxehta të atyre që i kanë mbetur akoma në punë kësaj gazete pa sherbet, por me shumë rrena dhe helm brenda.
Zyra e MM është një zyrë shteti modeste, por brenda standardeve NATO, kur vjen puna për sigurinë. Një nga klasat e Akademisë u transformua në zyrën e MM, por asnjë qindarkë nuk i është marrë parave të buxhetit të Ministrisë.
Një këshillë faqosëve të gazetës: tjetër herë mos i ngatërroni zjarret e vapës me ato të Gërdecit se mund të digjeni edhe vetë!”. Duket se më shumë sesa shkrimi, ministren e irrituar fotomontazhi.
Add new comment