Edhe Polonia pritet të rihapë çështjen e reparacioneve me Gjermaninë
Me Gjermaninë është e lehtë të bësh diplomaci. Mjafton të përmendësh reparacionet e luftës. E bëri Greqia gjatë kohës më të vështirë të krizës financiare, por së fundmi po e vendos në axhendë edhe Polonia. Bloomberg raporton se deputetët e partisë Ligj dhe Drejtësi, që ka shumicën, po rishikojnë mundësinë nëse do të kërkojnë reparacione të mëtejshme nga Gjermania ose jo për LIIB. Kreu i partisë Jaroslaw Kaczynski deklaroi një javë më parë se “Polonia po përgatit një kundërfensivë historike”, ndonëse Polonia e regjimit komunist e ndërpreu kërkesën për reparacione pas vitit 1953. Kjo nismë e polakëve ngjan disi e pavend edhe për faktin se pas LIIB, Gjermania lëshoi Silezinë, Pomeraninë dhe Prusinë Lindore në favor të Polonisë.
Add new comment