Karamelet "Noriega" nuk ecin më as në Facebook
Sali Berisha ka shpërndarë sot në profilin e vet në Facebook disa konkluzione nga raporti i DASH për Shqipërinë, duke dhënë alarmin se investitorët e huaj po ikin për shkak të Noriegës. Berisha bën atë që se bën Basha: ndërron muhabetin duke vazhduar me historinë e Noriegës, i cili siç ja kujtojnë edhe komentuesit me emër dhe mbiemër, sapo mori mbi 70 mandate, i veshur me tuta dhe duke bërë fushata nga mezeja në meze.
Ishte po ky Berishë që marrëveshjen e 18 majit e gëlltiti ndonëse nuk doli në asnjë çast si aktor i saj. Çfarë ka rëndësi këtu është të shihet sesi një krizë të ardhur nga zgjedhjet, sjellja e humbësit Lulzim Basha, po e kthen në një krizë ekzistenciale për PD-në me ndihmën edhe të Berishës. Nëse vazhdon kështu, me autizmin politik, me siguri që partia po shkon drejt privatizimit dhe fakti që njerëzit kërkojnë zgjidhje të vërteta për situatën, do të thotë se karamelet me Noriega nuk shiten më. Fundja Basha e ka bërë përherë në jetën e tij politike, e ka si të thuash natyrën e vet të thotë atë që nuk mendon, kurse Berisha ndonjëherë edhe ka folur siç mendon. Sot janë bashkuar në këtë injorim të së vërtetës që po prodhon kosto, por njerëzit janë aty dhe po vënë gishtin në plagë.
Add new comment