I zhbllokohet pasuria Alfred Pezës
Krimet e Rënda i kanë hequr sekuestron për pasurinë deputetit Alfred Peza. Pasuria e tij prej kohësh ishte nën sekuestro preventive për shkak të hetimit që po kryhej mbi Pezën. Vendimi për këtë sekuestro u mor nga Gjykata për Krime të Rënda më 18 pril, e cila vendosi vendosi sekuestro preventive ndaj aksioneve të një banke të nivelit të dytë në vend, të bashkëshortes së deputetit Peza. Vendimi vjen si pasojë e hetimeve që nisën ndaj deputetit socialist dhe bashkëshortes së tij Mirela Ndini, pas publikimit në media se në mars të vitit 2015 zonja Ndini kishte blerës 1 përqind të aksioneve të bankes me një vlerë prej 113 milion lekë.
Vetë deputeti deputeti Peza ka sqaruar më herët se pasuria prej 113 milion lekësh me të cilat bleu aksionet në një bankë private, është vënë nga kursimet. Ndërsa sipas Prokurorisë, “nga analiza financiare, e kryer gjatë hetimit, është konstatuar se të ardhurat neto familjare të bashkëshortëve Peza-Ndini ndër vite, duke zbritur shpenzimet, është rreth 51 milionë lekë të reja. Ndërsa vlera e aseteve në pronësi të tyre (pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë llogaritë bankare) është në vlerën e rreth 135 milionë lekëve të reja. Pra, rezulton se bashkëshortët Peza-Ndini kanë një pasuri prej rreth 84 milionë lekë të reja, të cilën nuk e justifikojnë me burime financiare të njohura”, - saktëson prokuroria.
Ndërkohë deputeti Peza dhe bashkëshortja e tij po hetohen në bazë të ligjit antimafia, për të paktën tre vepra penale, “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrimi të produkteve të veprës penale” dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.
Add new comment