Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, lë qelinë e burgut pas 16 muajsh

Postuar në 02 Korrik, 2017 18:09

Ish – kryeministri izraelit Ehud Olmert gjatë viteve 2006-2009 ka dalë sot nga burgu pas qëndrimit 16 muaj. Olmert u lëshua me kusht pas vlerësimit për sjellje të mirë ndërkohë që dënimi ishte 27 muaj burg. Olmert u dënua në vitin 2014 në kuadër të një procesi antikorrupsion, pasi u gjet fajtor për marrje rryshfeti në shumën 161 mijë dollarëve nga një biznesmen amerikan gjatë kohës kur shërbente si kryetar i Bashkisë së Jeruzalemit. Aktualisht zëra për korrupsion ka edhe ndaj Netnayahut, kryeministrit aktual, ndaj të cilit muajt e kaluar u morën edhe hapa verifikues dhe intervistime nga agjencitë ligjzbatuese në Izrael. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.