Profesorja e Republikës së Re gjen armiqtë dhe sabotatorët e fitores së Lulzim Bashës
Valentina Duka, që mban edhe një titull profesori në lëmë të historisë shfaqet sot në një intervistë për gazetën “Panorama” për të kontribuuar me një “analizë” të shkaqeve të humbjes së PD-së në zgjedhje. Së pari kujtojmë se zonja deklaroi se pranoi kandidimin pas garancisë së do të ishte e para në listën e Korçës, diçka që e bën performimin e saj politik një dhuratë nga lart.
Së dyti, konteskti i intervistës është për të ndihmuar z. Basha që ndodhet nën sulme poliitke si humbësi i zgjedhjeve. Dhe zonja Duka nuk e ka problem të thotë ca fjalë, ndërkohë që z. Basha i ështën kërkuar dorëheqja dhe jo Mos ri - kandidimi që e ka të drejtë. Këtu na del përpara edhe problemi moral i këtyre gjoja intelektualëve që i gëzohen postit dhe nisin e flasin duke “analizuar” situatën.
Thotë ndër të tjera Duka:
“Që të jesh i saktë në përcaktimin e shkaqeve të humbjes së PDsë, duhet një analizë politike e thelluar që do kohën e vet. Por informacionet që kemi nga terreni, si dhe vlerësimet e bëra deri tani nga analistë e politikanë të ndryshëm, bëjnë të mundur të identifikohen dy shkaqe themelore: Së pari, zgjedhjet e 25 qershorit u goditën rëndë nga segmentet e makinerisë shtetërore të komanduar nga zoti Rama dhe njerëzit e tij, të cilët nëpërmjet presioneve, blerjes masive të votave me anën e parave të drogës, punësimeve të improvizuara etj., devijuan në mënyrë dramatike votën në favor të PSsë.
Së dyti, PD u sabotua rëndë edhe nga brenda saj. Të gjithë e pamë se si sulmoheshin e përgojoheshin kandidatët tanë nëpër portale të financuar nga ish-funksionarë të PDzë, duke qenë në sintoni të plotë me sulmet dhe insinuatat e pushtetit të Ramës kundër tyre. Përtej kësaj, njerëz të caktuar brenda PDsë u përpoqën të dekurajojnë e të shmangin pjesëmarrjen në votime të mbështetësve tanë”.
http://www.panorama.com.al/humbja-deputetja-valentina-duka-flet-per-sabo...
A mund të merren seriozisht njerëz të tillë? Me siguri që jo. Së pari blerja e votës është reale, por z. Basha do të duhet të kishte kujdes për këtë sa kohë kërkoi dhe mori garanci për mbikëqyrjen e zgjedhjeve. Ai mori gjashtë ministri të cilat duket se nuk i bënë punë. E për këtë arsye zotëria duket se nuk ja thotë për kryeministër.
Së dyti, kur zonja profesore thotë se “Të gjithë e pamë se si sulmoheshin e përgojoheshin kandidatët tanë nëpër portale të financuar nga ish-funksionarë të PDzë, duke qenë në sintoni të plotë me sulmet dhe insinuatat e pushtetit të Ramës kundër tyre”, harron qëllimisht faktin se fushata u zhvillua si një sintoni mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës kundër LSI-së dhe me nëntesktin e bashkëqeverisjes. Ku qëndron atëherë sabotimi? I vetmi sabotim është ky që bën zonja në fjalë që duke marrë formën e hallit të kryetarit të ngrirë, ngrin logjikën e vet për të sugjeruar jo analizë, por vazhdim përpara me z. Basha, pa dhënë ky i fundit llogari për humbjen dhe pa sqaruar mirë se a do të jetë në opozitë apo mezi po pret të hidhet në krahët e qeverisë.
Add new comment