PS përjashton koalicionin me LSI-në. Kreu i LSI: Të hapur për aleancë me PD. Nga do shkojnë demokratët?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2017/06/ruci-rama-meta-700x484_2017_06_29_10.jpg?itok=Bs4L49Ca)
Gramoz Ruçi i ka dhënë sot një intervistë “Gazeta Shqiptare” në të cilën konfirmon qëndrimin paraelektoral të PS-së për një “Jo” ndaj koalicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
“S’ka koalicion me LSI-në. Kemi zhvilluar një fushatë për të vetëqeverisur Shqipërinë dhe nuk kemi pse ta diskutojmë këtë. Diskutimet do të bëhen në kohën e duhur”, tha Ruçi.
Sipas tij propozimet për qeverinë e re dhe organet e legjislativit do të bëhen publike në shtator, kur edhe përfundon mandate i kësaj qeverie.
Nga ana tjetër, kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka lënë të hapur shtegun e një aleanca PD-LSi. Duke folur në emisionin “Opinion” ai ka dekalruar se “ne kemi një aksion tonin, në rast se PD-ja do të ketë të njëjtën linjë, s’ka arsye pse PD të mos bashkëpunojë”.
Add new comment