Bashës i kërkohet të hapë krahun, humbja ekspozon përçarjen në PD

Postuar në 27 Qershor, 2017 20:58

Humbja e Partisë Demokratike ka ekspozuar edhe përçarjen që ekzistuar në këtë parti gjatë 4 vjeçarit të saj në opozitë. Përçarje që mesa duket ka nisur që nga zgjedhja e Lulzim Bashës si kryetar i PD dhe mënyra sesi ai erdhi në krye të partisë më të madhe të opozitës në një garë shumë të diskutueshme me Sokol Olldashin.

Të gjithë ata që ishin kundër kësaj zgjedhje kanë pritur humbjen e Lulzim Bashës për të dalë publikisht kundër tij. Dy lista, një e ish-deputetëve dhe një e anëtarëve të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar janë firmosur me deklaratat përkatëse ku argumentohet nevoja e largimit të Lulzim Bashës. Është koha për të vepruar politikisht dhe pamvarësisht mungesës së koherencës në 4 vite nga firmëtarët për shkeljet që ata thonë se Basha ka kryer, PD është futur në një proces politik që nëse do t' i përmbahet rregullave demokratike do t'i bëjë mirë opozitës dhe vendit.

Problemi në PD duket së është më i thellë se Basha dhe nuk ka të bëjë vetëm me aftësitë e kryetarit, por edhe të një kontigjenti që pas 8 vitesh në pushtet, vuri status quonë mbi një parti që mbeti e mbyllur dhe nuk u hap për t'u ringritur, por priti ta sillte koha në pushtet.

Deklarata e parë: 

Të shqetësuar:
-Për rezultatin katastrofik te PD në këto zgjedhje;
-Për thellimin e dobësimit të kapaciteteve konkuruese elektorale dhe organizative të PD-së
-Për shkeljet e rënda dhe nëpërkëmbjet statutore 4 vjeçare,
-Për kërcënimin e identitetit tonë si demokrate nga goditjet  sistematike të qëllimshme e kompleksive të simboleve të PD,
-Për mospërfilljen e vazhdueshme të forumeve  vendimmarrëse të PD-së;
-Për mungesën e një perspektive të afërt, të qartë,shpresëdhënëse për demokratët;
Të ndërgjegjshëm për peshën e rēndë  të misionit  opozitar përballë maxhorancës të pamerituar dhe të pakontrolluar të Edi Ramë-s e cila u mundësua nga sjellja e papërgjegjshme dhe pazaret okulte politike të Lulzim Bashës,
Të ndodhur në një situatë të paprecedent të rënies së rezultateve elektorale të PD-së gjatë kohës së qënies në opozitë dhe të precedentit të zbatuar ne PD nga Kryetari i Partisë,për raste të tilla;
Kërkojmë:
1.Dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit, Lulzim
Basha, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij.
2. Fillimin e një procesi të analizës dhe reflektimit serioz e te pergjegjshem per  Rindërtimin e shpejtë  te PD, si hap i parë për ringritjen e të djathtës në Shqipëri.
3. Zhvillimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe me garanci të
plota statutore dhe të çliruar nga çdo ndikim i hapur ose i fshehtë.
I bëjmë thirrje cdo demokrati që t'i bashkangjitet listës së hapur që shoqëron  këtë qëndrim
.
Besnik Mustafaj 
Gjergj Lezhja
Tomorr Alizoti
Julian Deda
Leonard Olli
Zana Guxholli
Majlinda Bregu
Genc Ruli
Ridvan Bode
Armand Teliti
Astrit Patozi
Keltis Kruja
Agron Musaraj
Igli Cara
Ardian Kollozi
Rajmond Hoxha
Eleina Qirici
Gjergji Papa
Bedri Hoxha
Roland Keta
Kreshnik Bozho
Gent Minarolli
Mirgen Lata
Shrefedin Shehu
Fabian Topollaj
Grigels Mucollari
Arieta Keci
Andi Permeti
Kozma Dashi
Ferdinand Shehu
Roland Keta
Dashnor Sula
Shaban Memia
Arqile Gorea
Artur Shehu
Vasillaq Ndreko 
Ermira Qosja
Luter Nuraj
Atird Hoxha
Viktor  Bezhani
Gjovalin Bzheta
Edi Vecani
Vilson Haxhiraj
Agron Hasanbasha
Mirela Mucaj
Remzi Haxhiu
Bedri Luku
Iriat Hyka
Mirela Hasanaj
Ilia Milo
Artur Ajazi
Edlira Jakova
Renato Preza
Koco Bello
Valter Miza 
Ramadan Hoxha
Genci Doci
Ilir Laci
Bedri Mihaj
Florian Dani
Vasillaq Ngresi
Nexhmi Dokollari
Ermir Petriti
Demir Gjana
Spartak Shaholli
Armand Cenolli
Aurel Agolli
Ilir Kondi
Ndue Paluca
Guri Tatari
Ilir Krosi
Kristo Cipa
Nexhmie Xhuveli
Vasil Milo Rrapo

Deklarata e dytë: 

Tani që përfundoi numërimi i çdo kutie të këtij procesi zgjedhor të vështirë dhe të ndotur nga paratë e pista të drogës dhe kërcënimeve të papranueshme për një shoqëri të lirë, dëshirojmë që në radhë të parë të falenderojmë komisionerët dhe numëruesit e PD që kanë qenë heronj, dinjitozë dhe qëndrestarë në këto momente të vështira për PD dhe procesin zgjedhor. Humbja e thellë e PD në këto zgjedhje na detyron marrjen përsipër të përgjegjësive.

Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje. Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet “ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçaret e FRPD”. Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS. Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!

Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 
Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 
Edith Harxhi Anëtar i KK 4. Edvin Kulluri Anëtar i KK 
Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
 Fabian Topollaj, Anëtar i KK
Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
Grigels Muçollari Anëtar i KK
Gent Minarolli Anëtar i KK
Gjergj Lezhja Anëtar i KK
Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
Julian Deda Anëtar i KK, koordinator
Juela Meçani Anëtar i KK
Leonard Olli Anëtar i KK
Ledina Aliolli Anëtar i KK
Mirgen Lata KK
Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare
Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.