Degradon procesi, kompromis edhe me standardet

Postuar në 26 Qershor, 2017 01:13

Shqipëria votoi në një proces ku nuk munguan njerëzit e partive rreth qendrave të votimit, makinave pa targa, raportimet për shitblerje të votave dhe dyshimeve të forta për përdorimin e parasë masive në zgjedhje.

Zgjedhje që nuk ndryshojnë shumë nga të mëparshëmet nga ana administrative dhe politizimi i procesit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka rifreskuar në kohë të dhënat dhe 3 orë pas mbylljes së procesit përqindja e pjesëmarrjes raportohet zyrtarisht 45.6 për më pak se gjysma e qendrave të votimit.

Faqja zyrtare e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është hakeruar dhë në disa KZAZ votimi është shtyrë me konsensusin e komisionerëve të Partise Socialiste dhe asaj Demokratike. Kryetari i KQZ, Klement Zguri i quajti të paligjshme vendimet e disa KZAZ-ve për të shtyrë procesim e numërimit për të hënën. Ky nuk është një vendim i pavarur i komisionerëve, por i dirigjuar politikisht nga palët, të cilat kanë emëruar komisionerët. Çka vërteton se administrimi politik i zgjedhjeve cënon procesin.  

Nëse pjesëmarrja do të konfirmohet nën 50 për qind atëherë merr rëndësi vota e abstenimit, sidomos në Qarkun e Vlorës që shënoi edhe pjesëmarrjen më të ulët në rang vendi. Kjo për shkak se në listën e këtij qarku garon si kandidat edhe kryeministri Rama. Abstenimi ndaj votimit është edhe një abstenim ndaj kreut të qeverisë në një rajon të atashuar me të majtën në zgjedhjet e fundit.

Exit polli i vetëm nxori fitues Partinë Socialiste me projektimin për të marrë e vetme 71 mandate, ndërsa shtron pikëpyetje të mëdha heshtja e dy partive të mëdha dhe sidomos Partisë Demokratike. E sigurtë është se në këto zgjedhje fitoi mospjesëmarrja dhe abstenimi ndaj 3 aktorë e politikë, Rama, Basha e Meta si dhe humbën standardet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.