210 milionë euro janë blerë për 5 mijë lekë të vjetra. Manovra me “Rapiscan” dhe qeveria Rama e pafuqishme për të ndërhyrë...

Postuar në 07 Korrik, 2015 11:58

Një denoncim i lënë përgjysmë nga kreu i komisionit të ekonomisë Erion Braçe hedh po përgjysmë, dritë mbi një koncesion problematik. Kompania “Rapiscan”, pasi mori koncesionin 210 milionë euro për skanimin e mallrave në doganat shqiptare, më 16 shtator 2013 i ka transferuar kompanisë ICMS 49 për qind e aksioneve, për vetëm... dy paketa cigare: 5 mijë lekë të vjetra. Nga dokumentet e QKR-së rezulton se, aksioneri i vetëm i ICMS është mjeku Olti Pecini. Qeveria i pranon faktet, por thotë se është e pafuqishme për të vepruar, siç deklaroi në këtë komision ministri Shkëlqim Cani. Është e qartë: Dikush fshihet pas mjekut Pecini, dhe shpejtësia e transferimit të aksioneve në kohën kur qeveria Berisha po zbrazte zyrat, nënkupton shumëçka. Të blesh me dy paketa gjysmën e 210 milionë eurove...

a.j

Comments

Submitted by Anonim 2 (not verified) on

<p>Titull bombasitk. Padyshim nga nje gazetar pa kurrfare njohurie per termat ekonomike dhe vetem per te bere &quot;scup&quot; . 210 milone nuk eshte vlera e &quot;blerjes&quot; se koncesionit nga kompania Rapiscan por eshte xhiroja vjetore qe pritet te realizohet ne se behet skanimi i konteniereve sic e parashikon kontrata koncensionare.</p><p>Po kompania Rapiscan sa ka paguar per te marre kete koncension ? O leke. Flasim gjithmone per ato pagesat legale, sipas ligjit, pasi nen dore nuk e dime sa jane paguar. Ne artikull thuhet se Rapiscan i ka shitur 49% te aksioneve per 5 mije lek te vjetra nje kompanie tjeter qe quhet ICMS. Por, sa vlen kompania Rapiscan ? Sa eshte vlera e nje aksioni te saj,ku ne kete fare vendi nuk ka treg aksionesh (ose ndryshe BURSE) ? Mbase vete kompania Rapiscan nuk vlen as 5 mije lek te vjetra e tera. Ketu eshte thelbi i korupsionit e kete duhet te kishte kapur gazetari. Kush eshte kjo kompani dhe pse ju dha asaj ky koncension ? perse lelohet me ligj qe nje kompani te mare koncensionin e ta shese ate siku ta kete prone te saj si p.sh nje lope nje kompanie tjeter e cila po te konkuronte nuk mund ta fitonte se nuk permbush kriteret. Ne se une blej aksionet e nje spitali a me lind e drejta te jap receta mjekesore apo te bej operacione ne zemer vetem se jam pronar i aksioneve te nje kompanie qe ka licence per te bere kete gje ?</p><p>Olti Pecini&nbsp; nuk eshte mjek. Ai eshte dentist. eshte njekohesisht pronar apo aksioner nuk jam isigurte me spitalin SALUS ku vijne here pas here disa mjeke Italiane mes te cileva edhe ai qe kuronte kancerin me sode buke. Njekohesisht eshte edhe pronar apo aksioner i nje prej dy komapnive qe meren me trajtimin e mbetjeve spitalore. Te gjithe jane ne dijeni te maskaralleqeve qe behen ne kete fushe e disa denencimeve por qe lihen per cudi ne harese.</p><p>Rasti este nje shembull i paster i nderhyrjes se Mafias, vendase por edhe Italiane, ne Shqiperi dhe si i tille duhet te gjente me shume jehone nga shtypi e shoqeria. Por permendja e ketyre rasteve ne menyre siperfaqesore e nga njerez fare te pa informuar ben efektin e kundert. &quot;Me ka cu nona me la gojen&quot;. Kjo tregon se edhe shtypi eshte i blere nga Mafia.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.