Agjencia e BE: Sistemet e IT dhe masat për sigurinë, vënë në rrezik të drejtat themelore në Union

Postuar në 31 Maj, 2017 09:54

Vendimet e Bashkimit Europian për të hapur bazat e të dhënve dhe disponimin e tyre për operim nga aktorë jashtë nacionale në emër të luftës kundër terrorizmit bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut. Kreu I Agjencisë për të Drejtat Themelore në BE, Michael O’Flaherty deklaroi dje se hapja e bazës së të dhënave u jep mundësi disa subjekteve që të marrin në zotërim të dhëna personale përmes mënyrave joligjore.

Sipas tij këtu hyjnë grupet e krimit të organizuar, hakera të lidhura me qeveri të tjera etj.. Strategjia e BE-së që pasoi sulmet në Belgjikë dhe në Francë synon që të ndajë më mirë informacionin për sigurinë dhe kalimet në kufi mes autoriteteve të vendeve të ndryshme. Kjo qasje ka çuar deri në kërkesa të tilla si ajo e koordinatorit të BE-së për kundërterrorizmin, Gilles de Kerchove për aplikimin e Njohësit të Fytyrës dhe zëvendëismin e gjurmëve të gishtërinjve. Komisioni Europian ka propozuar po ashtu që Sistemi Europian për Autorizimin dhe Informacionin të mbledhë të dhëna të avanuzra për njerëzit që udhëtojnë pa vizë në hapësirën e BE-së.  Muajin që vjen parashikohet që agjencia që mirëmban sistmet e mëdha të IT-së, eu-Lisa të marrë fuqi të tjera përmes ndryshimeve legjislative. Ka po ashtu plane për krijimin e një portali europian kërkimi, një makinë që shërben të dhëna biometrike dhe si depozitë identitetesh, që do të thotë që të dhënat e gjurmëve të gishtërinjve që aktualisht mbahen në sistemet e informacionit do të jenë më lehtësisht të aksesueshme nga forcat policore. Ndërkohë që asemblimi në një vend i të dhënave bazike të identitetit nënkupton eliminimin e dublikatave. Në thelb ky është proces centralizimi i paparecedent, një centralizim regjistrash dhe të dhënash, që sipas O’Flaherty u jep të drejtë zyratrëve të shohin të dhëna që mund të mos kenë nevojë për punë. Shqetësimi sipas tij rritet kur p.sh të dhënat për një person nuk janë të sakta duke gjeneruar një zinxhir pasaktësie që është vështirë të korrigjohet. Sipas kreut të Agjencisë në 50% të rasteve të përpunimit të dokumentacionit nga disa kosnullatave të BE-së rezultoi të kishte të dhëna të pasakta në dokumentacion. Një tjetër problem është me të dhënat biometrike të fëmijëve që rriten, ndryshojnë dhe kështu skualifikojnë vlerën e të dhënave biometrike fillestare. Sistemet për të cilat flitet në këtë rast janë gjashtë.

https://euobserver.com/justice/138055

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.