Brigadat çeke dhe rumune integrohen në ushtrinë gjermane

Postuar në 22 Maj, 2017 17:42

Ideja e një ushtrie të BE-së ka gjetur shpesh herë vend në lajme dhe koncepti është sa fantazi aq edhe i vertetë. Për çdo federalist në Bruksel, i cili mendon se një forcë e përbashkët mbrojtëse është ajo që i nevojitet Europës, në Londër apo shtete të tjera ka nga ata që  zmbrapsen me nocionin se një ushtri e tillë do të jetë një rivali potencial i NATO-s.Por këtë vit, Gjermania dhe dy aleatët e saj evropianë, Republika Çeke dhe Rumania, ndërmorrën në heshtje një hap radikal që të çon drejt diçkaje që duket si një ushtri e BE.

Në muajt e ardhshëm secili nga vendet do të integrojë nga një brigadë në forcat e armatosura gjermane. Brigada e 81-të e mekanizuar e Rumanisë do të bashkohet me Divizionin e Forcave të Reagimit të Shpejtë të Bundesëehrit, ndërsa Brigada e Shpejtë e Çekisë 4, e cila ka shërbyer në Afganistan dhe Kosovë do të bëhet pjesë e Divizionit të 10-të të blinduar të Gjermanisë. Duke vepruar kështu, ata do të ndjekin gjurmët e dy brigadave holandeze, njëra prej të cilave tashmë është bashkuar në Divizionin e Forcave të Reagimit të Shpejtë të Bundesëehr dhe një tjetër që është integruar në Divizionin e Parë të Armatosur të Bundesëehr-ut. Sipas Carlo Masala, profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Bundesëehr në Mynih, "Qeveria gjermane po tregon se është e gatshme të vazhdojë me integrimin ushtarak evropian" - edhe nëse të tjerët në kontinent nuk janë ende gati.

Por, nën etiketën e butë të Konceptit të Kombeve të Kornizës, Gjermania ka programuar diçka shumë më ambicioze - krijimin e asaj që në thelb është një rrjet i miniforcës europiane e udhëhequr nga Bundeswehr.Në vitin 1989, qeveria gjermane shpenzoi 2.7 për qind të PBB-së në mbrojtje, por  në vitin 2000 shpenzimet ranë në 1.4 për qind. Në periudhën 2013 dhe 2016, shpenzimet e mbrojtjes u mbërthyen në 1.2 përqind -larg 2 përqindëshit të NATO-s. Në një raport të vitit 2014 të Bundestagut, inspektorët e përgjithshëm të Bundesëehr-it paraqitën një tablo të shqetësuese: Shumica e helikopterëve të marinës nuk punonin dhe nga 64 helikopterë të Ushtrisë vetëm 18 ishin të përdorshëm. Vitin e kaluar qeveria gjermane rriti shpenzimet e mberojtjes me 4.2 për qind, ndërsa këtë vit do të rriten me 8 për qind. Por Gjermania mbetet ende  shumë larg Francës dhe Britanisë si një fuqi ushtarake.

http://foreignpolicy.com/2017/05/22/germany-is-quietly-building-a-europe...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.