Kamenos thirret në interpelancë urgjente për deklaratat mbi shqiptarët e Maqedonisë

Postuar në 09 Maj, 2017 18:07

Qëndrimet e ministret grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos lidhur me çështje të politikës së Jashtme kanë detyruar 18 deputetë të Partisë Konservatore në opozitë “Demokracia e Re” të thërrasin në interpelancë urgjente ministrin dhe t’i kërkojnë Ministrisë së Jashtme Greke të pozicionohet lidhur me këto deklarata. Në një intervistë të fundit në TV SKAI (05/07/2017) Ministri i Mbrojtjes  Panos Kamenos bëri disa deklarata në lidhje me politikën e jashtme të Greqisë në Ballkan, duke thënë ndër të tjera:

a. "Mendoj pra, se garancia për Perëndimin është të krijojë një aks të krishterë."

b. "Në Maqedoni është e qartë se shumica e popullsisë është shqiptare."

c. "Unë nuk do të pranoj kurrë përdorimin e termit 'Maqedoni' '.

Në kërkesën drejtuar parlamentit deputetët e Demokracisë së Re theksojnë se "Është e nevojshme që politika e jashtme e vendit të ndiqet me qëndrueshmëri, përgjegjësi dhe maturi, veçanërisht në një kohë kur situata në Ballkan është e paqëndrueshme dhe kritike", duke theksuar se në bazë të regjistrimit të fundit zyrtar (2002, libri XIII, Shkup, 2005, fq. 34), popullsia e përgjithshme e Maqedonisë ka qenë 2,022,547 banorë 1.297.981 prej të cilëve ose 64% është janë sllavomaqedonë dhe 509.083 ose 25.2% janë shqiptarë ".

Deputetët i kërkojnë Ministrisë së Jashtme nëse  pajtohet me deklaratat e Ministrit të Mbrojtjes dhe nëse qëndrimet e Kamenos  për “aksin e krishterë” “emrin apo përberjen e Maqedoinisë përbëjnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme. Ministri grek i Mbrojtjes është bërë disa herë protagonist në media me deklaratat dhe veprimet e tij dhe sidomos kërcënimet ndaj fqinjëve, duke u shfaqur madje me rroba kamuflazhi edhe në kufirin me Shqipërinë.

http://www.cnn.gr/news/politiki/story/79952/erotisi-18-voyleyton-tis-nd-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.