Pa rezultat takimi ballë për ballë, Nishani mban në këmbë dialogun
3 orë takim kokë më kokë në zyrën e Presidencën nuk prodhuan asnjë marrëveshje mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, por mbajnë të gjalla shpresat për një dakordësi të minutës së fundit. Nga të dyja kampet nuk ka rrjedhur asnjë informacion, ndërsa zyrtarisht institucioni i Presidentit ka përcjellë një deklaratë ku konfirmohet se s’ka produkt dhe se tryeza e dialogut mbetet e hapur.
“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani sot u zhvillua një takim midis Kryeministrit të vendit z. Edi Rama dhe Liderit të opozitës z. Lulzim Basha.Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj.Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi”-thuhet në deklaratën e Nishanit.
Burime kanë theksuar për mediat se kryeministri i ka qëndruar paketës McAllister dhe çështjes së Vettingut, ndërsa kryetari demokrat Bashës kërkesës për qeveri teknike dhe zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër.
Add new comment