Kush do trajnojë skanuesit e doganave ku po kalojnë tonët e kanabisit?
Sot është publikuar një lajm sipas të cilit Policia Mbretërore Holandeze do të trajnojë policët dhe punonjësit e aeroportit “Nën Tereza”. Arsyeja jepet pak a shumë kështu:
“Policia Ushtarake Holandeze është eksperte në fushën e mbrojtjes së kufirit. Në jemi këtu në një projekt me dy nga trajnuesit tonë nga Holanda për specializim në dokumentet false. Që nga viti 2015 në shohim së është rritur fluksi i migracionit, kryesisht nga Lindja e Mesme. Refugjatet trafikohen në menyra çnjerzorë. Ata vine si klandestine në mënyra shume të pakëndshme. Ne duam ta shmangim këtë, duam të kemi një imazh sa me të qartë për rrugët e trafikimit dhe t’i kapim trafikuesit. Kjo është një çështje Europiane, dhe për të luftuar problemin në një mënyrë sa me efikase duhet një bashkëpunim midis autoriteteve në nivel Europian. Holanda njihet në Europë si vendi me ekspertizë me të lartë në njohjen e dokumenteve të falsifikuara. Këto njohuri do të ndahen në trajnimin me kolegët e tyre shqiptarë, për të njohur teknikat me të fundit për dallimin e dokumenteve të falsifikuara”.
Këto deklarata i ka bërë një kapiten i policisë në kuadër të nisjes nga puna të një linje të re. Nuk kuptohet mirë se kush bën trafik nga Rinasi, pasi shtetasit shqiptarë lëvizn pa vizë, ndërkohë që shtetas të huaj nuk para janë raportuar. Plus Policia shqiptare ka pranuar prej vitesh që qytetarëve në kufi t’u bëjnë edhe matje kraniometrike po qe nevoja, çdo polici e një vendi të BE-së.
Ngjan krejt paradoksle dhe e papritur që trajnimi të nisë këtu, kur problemi kryesor është me kalimin e kanabisit me maune. Shqiptarët paguajnë 22 euro për kalim automjeti ndaj konçesionarit të skanimit, emrin e pronarit të të cilit nuk e zbardh kush, e megjithatë lumi i kanabisit vazhdon. E mira e kërkon që këtu të pëqendrohet trajnimi nëse ka realisht nevojë për trajnim. Përvoja me Croën Agents na dëshmoi se doganat tona kanë vrima ngado, por një përpjekje që bëhet të bëhet aty ku duhet.
Add new comment