Zaev hedh poshtë ofertën e Gruevskit për qeveri pa shqiptarët: Çon në federalizim

Postuar në 27 Mars, 2017 09:35

Kreu i LSDM-së në Maqedoni, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë ofertën e ish-kryeministrit Nikoll Gruevski, për krijimin e një qeverie pa shqiptarët, për të cilën VMRO-DPMNE do të jepte mbështetjen. Sipas Zaev një qeveri pa shqiptarët do të çonte në federalizim të shtetit, duke çuar në një ndarje faktike.

Megjithatë qeveria do të krijohet dhe do funksionojë në të mirë të qytetarëve. Mos dhashtë zoti që të krijohet ndonjë konflikt ndëretnik ose intraetnik, pastaj nuk na duhet as qeveria as shteti, mjaft pak jemi edhe më tepër të ndahemi”, ka thënë Zaev, raporton “Zhurnal.mk”. Vetë Gruevski ka cilësuar se qëndrimi i Zaev për të lidhur aleancë me patjetër me partitë shqiptare provon se ai është peng i Platformës së Tiranës, e cila sanksionon rregullime të reja kushtetuese për të drejtat e shqiptarëve.

Fakti që edhe përkundër asaj që VMRO-DPMNE i jep përkrahje Zaevit me 51 deputetët e saj vetëm të heq dorë nga platforma dhe faktin se ai po e refuzon një gjë të tillë me këmbëngulje, tregon se skenari është shumë i rrezikshëm. LSDM është peng i platformës, ndërsa shtet i shantazhuar dhe peng i Zaevit dhe disa nga udhëheqësia, për të cilët kjo është mundësi për shpëtim të karrierave të tyre dhe zbardhje të rasteve ku janë të dyshuar për krime”, shkruan në Facebook Nikolla Gruevski.

Oferta e VMRO-DPMNE për të mandatuar si kryeministër Zaevin me kushtin e përjashtimit të shqiptarëve dhe kalimin në zgjedhje është ndoshta më maksimalja, sa kohë që tanimë ajo thjesht i jep argumente Presidentit Ivanov që të mbahet fort në idenë se ai nuk mandaton Zaevin pse është i implikuar me platforma të huaja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.