Edhe Zoran Zaev flet për albanofobinë: Po përhapet nga Gruevski dhe nuk ndihmon

Postuar në 22 Mars, 2017 15:52

Partia e Nikolla Gruevksit në Maqedoni ka propozuar mbrëmë përmes ish-ministrit të Jashtëm Antonio Milloshovksit se rruga e daljes nga kriza është heqja dorë nga platforma shqiptare dhe kalimi drejt zgjedhjeve të reja. Mirëpo Zoran Zaev, njeriu që kërkon aktualisht mandatin për krijimin e qeverisë së re ka deklaruar se sjellja dhe deklarimet e VMRO-DPMNE udhëhiqen nga albanofobia, e cila nuk ndihmon në ecjen përpara.

Duhet të bëhet transferim demokratik i pushtetit. Nëse shkojnë në zgjedhje, do të humbin ndërsa ne do të kemi disa deputetë më shumë. Të supozojmë se Gruevski në zgjedhjet e reja do të ketë 62 deputetë, me cilën parti shqiptare do të bëj koalicion”, pyeti kreu i LSDM-së Zoran Zaev, raporton Tv Alsat.

Ndonëse partia e Gruevskit është shumë kative në konservimin e kësaj gjendjeje, rol kryesor formal ka presidenti Ivanov,  i cili nuk pranon të mandatojë Zaevin ndonëse ky ka siguruar firmat e nevojshme. Ky është një qëndrim që nuk përputhet me Kushtetutën, por as me thirrjet e Brukselit. I njëjti televizion raporton se në Maqedoni po piqet mendimi se sanksionet për Gruevskin dhe Ivanov janë të mundshme, duke nisur që nga ndalimi i hyrjes në BE.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.