Dështon rrëzimi i qeverisë me mocion mosbesimi në Rumani
Parlamenti i Rumanisë rrëzoi mocionin e mosbesimit kundër qeverisë së Socialdemokrate të kryeministrit, Sorin Gkrinteanou. Mocioni u kërkua nga Partia Liberale Kombëtare e qendrës së djathtë opozitare dhe Fronti Kombëtar i Shpëtimit me mbështetjen e Partisë Lëvizja Popullore. Për rrëzimin e qeverisë votuan vetëm 161 deputetë nga 233 vota që nevojiteshin.
Anëtarët e koalicionit qeverisës (Social Demokratët, Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve-ALDE dhe Partia Hungareze UMDR), të cilat kanë shumicën në parlament, abstenuan.Pavarësisht valës në rritje të demonstratave anti-qeveritare, udhëheqësi i Partisë Social Demokratike Liviu Dragnea tha se qeveria nuk ka asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen .
Mijëra njerëz u bashkuan me protestat javën e kaluar në Rumani për të shprehur pakënaqësinë e tyre pas ndryshimeve të propozuara nga qeveria në Kodin Penal Dekreti parashikonte reduktim të dënimeve për vepra të caktuara të korrupsionit nga zyrtarët dhe amnisti për të burgosurit që janë duke vuajtur dënimin për këto vepra. Edhe pse ndryshimet u tërheqën nga qeveria vala e protestave antiqeveritare është rritur.
Add new comment