Shteti kundër shtetit – shërbimet amerikane, partnerëve në Izrael: Trump nuk është i besueshëm

Postuar në 12 Janar, 2017 19:09

Mediat izraelite raportojnë sot për një zhvillim që mund të prekë marrëdhniet mes Izraelit dhe SHBA-së. Gazeta “Haaretz” referon raportimet e një gazetari investigativ, Ronen Bergman, sipas të cilit komunittei i shërbimeve sekrete amerikane, ka paralajmëruar shërbimet izraelite që të mos ndajnë informacione të klasifikuara me shërbimet e administratës Trump pasi ato mund të rrjedhin drejt Rusisë dhe Iranit.

Sipas këtij raportimi, shërbimet e sotme amerikane dyshojnë dhe kanë shprehur dyshim për presidentin e tyre të zgjedhur te partnerët izraelitë për një lidhje me Vladimir Putin.   Nëse informacionet e izraelitëve i kalojën Putin, atëherë sipas këtij raportimi ato do të shkojnë drejt Iranit dhe shqetësim kryesor janë sidomos metodat e e operacioneve klandestine të Izraelit dhe burimet e informacionit.

Ndarja e tyre me SHBA-të ka qenë praktikë në të shkuarën, por derisa të sqarohet se cili është pozicioni i Trump me Rusinë, amerikanët sugjerojnë që kjo të ndërpritet. Nuk dihet nëse një gjë e tillë është e vërtetë, por Haaretz është një burim me autoritet për mediat. Nëse po atëherë ky është një skandal që provon se shërbimet amerikane kanë qenë pjesë e politikës dhe në mënyrë të tërthortë japin të dhëna se nuk janë ende sot në gjendje që të garantojnë raportet e presidentit të zgjedhur me ata që SHBA i konsideron kundërshtarë dhe rivalë.

http://www.haaretz.com/israel-news/1.764711

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.