Ali Ahmeti flet edhe për kalim në opozitë, diçka që neutralizon Platformën e përbashkët

Postuar në 12 Janar, 2017 13:02

Zhvillimet në Maqedoni mbeten pezull deri në një rezultat të bisedimeve për krijimin e një qeverie të re të cilat aktualisht I udhëheq Nikolla Grueveski I VMRO-DPMNE. Plaforma e përbashkët e partive shqiptare si një dokument që u hodh papritur në veprim, duket se po anashkalohet dhe në vëmendje po hyn gradualisht përsëritja e një koalicioni mes Ali Ahmetit të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Gruevskit. Të paktën kjo është karta më e mirë që Gruevski ka sot në dorë, në kushtet kur aktorë të ndryshëm politikë e mediatikë në Maqedoni vlerëosjnë se rënia elektorale e tij me 9 deputetë, i faturohet kryesisht thithjes së votive shqiptare nga LSDM-ja e Zoran Zaev.

Dy momente mund të nënvizohen në këtë kuadër: së pari është një intervistë e Ahmetit të kanalin televizv “21”, cituar nga agjencia MINA, përmes të cilës drejtuesi kryesor politik shqiptar ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me LSDM-në e Zaev pasi sipas tij “socialdemokratët nuk janë fitues të zgjedhjeve dhe një koalicion I tillë nuk do të ishte stabël”.

I pyetur mbi platformën, Ahmeti ka thënë se nëse ajo nuk pranohet atëherë vendi do të shkojë sërish në zgjedhje. Mirëpo më poshtë ai flet edhe për mundësinë e kalimit të BDI-së në opozitë, një opsion ky që do të minonte miratimin e Platformës, pasi si rrugë e vetme mbetet koalicioni maqedon VMRO-LSDM dhe “disa parti të vogla shqiptare”.

http://macedoniaonline.eu/content/vieë/30978/1/

Një opsion tjetër që vjen në vështrim si varaibël i analizave është manovrimi I Gruevskit me dy linja veprimi. Këtë e ka trajtuar në një prononcim të vetin analisit, Dame Çkatroski, në “Zhurnal”, sipas të cilit Gruevski mund të pranojë nën tavolinë platformën e partive shqiptare, por jo publikisht.

Gruevski do të pranojë nën tavolinë platformën e partive shqiptare, asnjëherë nuk do të del publikisht dhe të deklarojë se e ka pranuar, vetëm për shkak të rejtingut të tij dhe imazhit që ka dhënë partia e tij si një patriot i madh, publikisht do të del të deklarojë se nuk e pranon, edhe atë për ndonjë rejting më shumë ose zgjedhje të reja…Për Gruevskin nuk është problem platforma, edhe pse ajo do duhet të përpunohet, problem është përmbajtja e tashme e krizës politike, këtu nuk është në pyetje problemi shqiptaro-maqedon por PSP(prokuroria special), korupsioni dhe raporti i Pribes e KE”, shprehet ai.

Ky do të ishte një operim i papranueshëm pasi një platformë që të marrë jetë duhet afirmuar publikisht e jo si dokument ilegal, apo i nënkuptuar pas akordeve politike, ndërkohë që duhet thënë se sado i madh të jetë pragmatizmi i Gruevskit, lëshimi i tij ndaj Ahmetit nuk mund të kalojë çdo kufi. Dhe ai e ka bërë të qartë se “do të negocioj por jo me çdo çmim”.

http://www.zhurnal.mk/content/?id=1711211224359

Së dyti është një akt formal që ka të bëjë me Marrëveshjen e Ohrit, që ngjan si arnë e paparashikuar në këtë kaos politik që po fermenton kriza të reja. Mediat raportojnë se Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ka prishur kontratën për analizën e Marrëveshjes së Ohrit me një kompani, “Kioski”. Ironia qëndron në faktin se përgjegjësi politik për zbatimin e saj ka qenë zv.kryeministri Festim Halili I BDI-së, që sot kërkon Platformë të re, firmosja e së cilës bën nul të gjithë këtë pozicion që ka mbajtur gjatë qeverisjes me Gruevskin.

Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ka shqyrtuar kërkesën e kompanisë dhe ka marrë vendim që të prishë kontratën me kompaninë fituese. Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit synon që analiza, si një studim me rëndësi për përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit, të meritojë pjesëmarrje më të gjerë kompanish, përvojë më të thellë, në mënyrë që rezultati i saj të përbëjë një dokument me peshë dhe të detajuar, si udhërrëfyes për institucionet e tjera në përpjekjet e tyre për përmbushjen e marrëveshjes”, thuhet në reagimin e Sekretariatit. Kompania thuhet se nuk ka qenë në gjendje të organizojë asnjë aktivitet dhe mu në mes të kësaj krize që vë në pikëpyetje shumëçka, Festim Halili ka angazhuar ekspertë të jashtë për rishikimin e procedurave tendereuese për analizën e Marrëveshjes së Ohrit.

http://www.alsat-m.tv/analiza-kioskit-mund-ti-merret-tenderi/

Diçka që na thotë formalisht se BDI-ja vazhdon të jetë në qeverisje, ajo kujdeset për ecurinë e Marrëveshjes së Ohrit, është përgjegjëse edhe teknike e saj, por në krijimin e qeverisë së re kërkon që Marrëveshjes t’i shtohen ca gjëra të “vogla”. Nga sa shihet me vëzhgim nga jashtë, mund të thuhet se Gruevski është në pozitë të vështirë, por ai ka shkallë lirie të ruajë njëfarë dinjiteti edhe sikur të kalojë në opozitë. Kurse Ahmeti me Platformën e vet që e firmosi vetëm pasi pa se kishte humbur 9 deputetë ndodhet në pozitën më absurde dhe që kompromenton teorikisht çdo vendim. Të vihet re se pavarësisht se BDI-ja humbi terren shumë, askush, as në Tiranë, që e kanë bërë zakon ndërhyrjen, nuk kërkon që të ketë zgjedhje të reja për kryetar partie, si mekanizmi që riafirmon njëfarë legjitimiteti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.