Obama: Regani do të çohej nga varri sot, nëse...
Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Obama deklaroi se Regani do të çohej nga varri sot, nëse do mësonte se sa shumë republikanë kanë opinion pozitiv për presidentin rus Vladimir Putin. Megjithëse ai nuk përmendi emra, kuptohet që kritika ishte në radhë të parë për njeriun më të rëndësishëm të republikanëve, preidentin e zgjedur, Donald Trump.
Obama tha se vlerësimi i agjensive të sigurisë amerikane rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale nuk duhet të shërbejë për të diskutuar fituesin e tyre, por për të marrë masa që kjo gjë të mos ndodhë më në SHBA e në vende të tjera aleate demokratike.
e.z.
Add new comment