Arsimi, 30 mln € më pak se objektivi për 2017-ën
Fondacioni Soros publikon së fundmi një video-mesazh në profilin e vet në Facebook, sipas të cilit buxheti 2017 për Arsimin “nuk mjafton për rritjen e cilësisë”. Fondacioni bën thirrje që qytetarët të kërkojnë buxhetin e duhur për arsimin, i cili sipas vlerësimeve të tij nuk është prioritet i qeverisë në termat buxhetorë.
“Arsimi Prioritet! por jo për Buxhetin e Shtetit. Financimi i Arsimit Parauniversitar nga Buxheti i Shtetit për Vitin 2017 do të jetë rreth 30 Milion Euro më i ulët se objektivi i Ministrisë së Arsimit. Financimi i laboratorëve shkencor, bibliotekave dhe trajnimit të mësuesve parashikohet në nivele të papërfillshme. Paratë që do të shpenzohen në arsim nga Buxheti i Shtetit 2017 nuk mund të garantojnë rritjen e cilësisë së Arsimit. Kërko buxhetin e duhur për Arsimin e fëmijës tënd”, shkruan Fondacioni Shoqëria e Hapur.
Për arsimin viti që po lëmë pas ka qenë vit i debateve të mëdha. Kryesisht për arsimin e lartë për të cilin qeveria e drejtuar nga Edi Rama miratoi edhe një reformë. Duket se probleme po identifikohen edhe më buxhetin, ndonëse kryeministri dje e anashkaloi këtë fakt duke u marrë me rritjen e rrogës dhe shpërblimet.
Add new comment