Reformë në drejtësi, apo Ligj dhe Drejtësi sipas Spartak Ngjelës?

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 13:14

Dy ambasadorët kryesorë në Tiranë, Romana Vlahutin e BE-së dhe Donald Lu i SHBA-së po marrin një rol publik krejt të papranueshëm e që nuk mund të justifikohet më me asgjë. Këshilltarë të popullit shqiptar, akordues të telave antikorrupsion, paralel me çdo institucion, dy diplomatët përftojnë pamjen e një partie politike informale. Sot, në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Romana Vlahutin tha ndër të tjera:

Komisioni i Venecias është pika kryesore  e referimit për të dhënë përgjigjen përfundimtare për Gjykatën Kushtetuese lidhur me ligjin e Vettingut, sepse reforma në gjyqësor duhet të implementohet dhe Shqipëria të bëjë hapin e radhës në BE dhe ky progres do të jetë në të mirë të qytetarëve”.

A mund të jetë kështu? Kujtojmë se ligji u çua në Komisionin e Venecias me iniciativë të Gjykatës Kushtetuese, e cila kërkoi mendim. Por kjo nuk do të thotë aspak se formalisht Gjykata ka ndërruar referencat për punën e vet. Pika kryesore e referencës në punën e gjykatës është vetëm Kushtetuta dhe asgjë tjetër nuk e prevalon atë. Politikisht vlerësimet mund të përfshijnë çdo gjë, por në deklarimet e një ambasadoreje nuk ka sesi të tolerohet një qëndrim rekomandues për Gjykatën. Paralelisht me këtë deklaratë, ambasadori Donald Lu ka deklaruar se lirimi nga burgu i Lul Berishës është një akt i papranueshëm.

Mund të pyesim: Pse nuk flet kryeministri Edi Rama që i ka kaq për zemër këto sulme? Apo më mirë mos duhet të pyesim: Po kryeministrit ja mban të bëjë një sulm për rastin Berisha?

Sa për z. Lu kujtojmë se asnjë fjalë nuk tha kur prokuroria doli me vendim për Artur Bushin, kryebashkiak i Krujës, që e cilësoi si një njeri të pastër. Në fund të fundit z. Lu po jep gjykime mbi vendime institucionesh të pavarura në planin kushtetues, ndaj është e paqartë se pse bëhet ky diferencim. Mundet të shtojmë heshtjen që u mbajt nga të gjithë për bllokimin që gjykata i bëri prokurorisë në zbardhjen e praktikës së ILDKPI-së për pasurinë e zyrtarëve të lartë. Një agjenci qeveritare që për një vit nuk ka lvizur nga vendi. Apo për rastin Roshi në Kavajë, që njëherë dha dorëheqjen, e sot vazhdon punën. Ndoshta z. Lu nuk preferon të dalë më tutje Tiranës, edhe pse e cilëson Shqipërinë një vend të mrekullueshëm.  

Këtu nuk ka çfarë të shtosh më. Të flasësh në ditën kundër Korrupsionit për korrupsionin e një pale, më së paku minon atë kredibilitet që të nevojitet për të drejtuar këtë proces reforme në mënyrë të ndershme. Kjo s’ka të bëjë aspak me mbajtjen e në krahu, apo me hallin e Berishës, një aleat i ngushtë i amerikanëve për një kohë të gjatë. Por ka të bëjë me faktin se kjo përralla për “Ligje dhe Drejtësi” që vjen nga selitë diplomatike, sepse të kujton për herë e më shumë partinë Spartak Ngjelës.

Comments

Submitted by GR (not verified) on

Mire mire...por mos i qani hallin Luse dhe Romanes ju....
Reforma duhet te behet dhe pike...packa se me sa kam vene re ju te Respublicas...sikur se ken hic me qejf ket muhabet....
Apo keni fillu dhe ju me stilin Bushatomashtrues....bej si i paanshem, bej sikur ke gjet komplot..edhe aty ku nuk ekziston...bjeri te gjitheve..por mos i bjer asnjerit ne vecanti....
Vari lesht,,,

Submitted by redaksia on

Nuk duket se Lu dhe Vlahutin te kene ndonje hall. Halli eshte i tjeter kujt. Por meqe jetojme edhe ne ne Shqiperi e ca gjera dihen. 

Submitted by qejfliu (not verified) on

Ore, qeveritar pas kulisave, po ty c'te plas ca halli kane keta te Respublicas? Ti ke ndonje hall vet? apo sic e thote ky i redaksise, Lu ka ndonje hall? Sa per reformen a behet a pike, kete nuk e ka ne dore Lu. Se po te ishte per Lu e Edvin, do ishim me Hillarin tani. Ja qe nuk shkoi sic kishit planet...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.