Sfida antikorrupsion: Qytetari dixhital, Erjon Braçe apo sinjalizuesit?
Zyra e BE-së në Tiranë ia ka bërë të qartë qeverisë Rama se ajo po monitoron me rreptësi të madhe denoncimin e korrupsiuonit në radhët e saj. Tani që ligji për sinjalizuesit në administratën publike është miratuar, Romana Vlahutin ka theksuar se qeveria është e detyruar të arrijë normën denoncuese të Qytetarit Dixhital, i cili ka kontribute në krijimin e një perceptimi të saktë mbi batërdinë që bëhet në këtë vend me pasurinë publike.
Një tjetër këshillë që Vlahutin i ka dhënë Ramës është nevoja për të nxitur elementë si Erjon Braçe, të cilëve nuk u rri rehat si i thonë, apo çu ka barku, u nxjerr bardhaku.
Mbetet për t’u parë sesi do të ecë kjo konkurencë antikorrupsion, por duhet thënë se Qytetari Dixhital ka hedhur baza të shëndosha infrastrukturore dhe besimi për të vazhduar edhe më tej misionin e vet fisnik.
Add new comment