Përplasja e parë SHBA-BE, Juncker: Trump duhet të mësojë se çfarë është Evropa

Postuar në 12 Nëntor, 2016 10:23

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker deklaroi një ditë më parë se Donald Trump duhet "të mësojë se çfarë është Evropa dhe si funksionon" duke shtuar se "ne do të humbasim dy vjet kohë" derisa presidenti i ardhshëm amerikan të "mësojë rreth botës" për të cilën nuk ka njohuri.

I pyetur nëse fitotja e Trump në  zgjedhjet presidenciale amerikane do të ndikojë në marrëdhëniet e SHBA-së me Evropën, Juncker u përgjigj se "amerikanët në përgjithësi nuk kanë asnjë interes në Evropë, dhe kjo vlen për si klasën politike dhe  për Amerikën e thellë, që nuk e njeh Europën”

"Z. Trump, gjatë fushatës së zgjedhjeve tha se Belgjika është një fshat diku në Evropë, çka nuk ka shumë lidhje me realitetin. Do të jetë e nevojshme të mësojmë presidentin e zgjedhur se çfarë është  Evropa është dhe si funksion"- theksoi Juncker. Sipas presidentit të Komisionit Europian, zgjedhja e Trump ngre rrezikun e çrregullimit të marrëdhënieve euroatlantike në themelet dhe strukturën e saj dhe potencialisht mund të ketë pasoja shkatërruese.

Junker  i bëri këto deklarata në Luksemburg, teksa foli me studentët për të ardhmen e Evropës. Në përvjetorin e armëpushimit të vitit 1918, i cila i dha fund Luftës së Parë Botërore, Juncker tha se është e rëndësishme të tejkalohet nacionalizmat dhe të punohet për paqen.

Comments

Submitted by euroleshi (not verified) on

Kur jep mend edhe ky pergjegjesi i lavanderise se parave te pista te tere botes ! Qenka ofenduar se i paskan thene Belgjikes, nje fshat diku ne Europe. Po ashtu eshte vertet. E c'eshte Belgjika ne ekonomine apo edhe popullsine boterore ? Madje eshte nje fshat si ato kooperativat e bashkuara, me dy kombe e dy gjuhe. Po Luksenburgu i ketij Tano Karidit, c'fare eshte ? apo thjesht nje stan ne mal ku ndajne parate hajdutet.

Submitted by Arben (not verified) on

BE eshte rajhu i katert! Dallimi me rajhun e trete eshte se keto kane pjese integrale te tyre LGBT, gje qe rajhu i trete nuk e kishte!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.