Clinton-i 4 milionë vota më pak se Obama, Trump-i njësoj sa Romney

Postuar në 09 Nëntor, 2016 15:01

Edhe pse fituesi i zgjedhjeve presidenciale amerikane është përcaktuar, numërimi i të gjitha votave ende s’ka përfunduar (vetëm 91% e qendrave të votimit e kanë përfunduar numërimin). RealClearPolitcs vlerëson se në përfundim të numërimit, do të rezultojë se rreth 61 milionë amerikanë kanë votuar për fituesin Donald Trump (njësoj sa votuan para kater vjetësh për kandidatin republikan, Mitt Romney).

Nga ana tjetër, RealClearPolitcs vlerëson se rreth 61 milionë amerikanë kanë votuar për kandidaten demokrate Hillary Clinton – 4 milionë më pak se sa votuan para katër vjetësh për Barak Obamën. Ky deficiti i Clinton-it ishte i përqendruar në shtetet e Pensilvanisë, Miçiganit, e Uinskonsinit, të cilët kanë votuar për dekada për kandidatët demokratë. Këto shtete dërgojnë rreth 50 delegatë në Kolegjin Elektoral prej 538 delegatësh, të cilët i fitoi të gjithë Trump-i, duke siguruar shumicën në këtë kolegj.

E.Z.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.