Zgjedhja e Clinton çon në krizë kushtetuese. Gazetari investigativ Klein: FBI do të ngrejë padi
Ndërkohë që data e zgjedhjeve amerikane po afron, skenarët eventualë pas zgjedhorë sa vijnë e shtohen. Hillary Clinton ka gjasa të jetë presidentja e radhës, deri më tani më shumë sesa republikani Donald Trump, por proceset hetimore ndaj saj nuk përjashtojnë një akuzë pas zgjedhjeve. Gazetari investigativ Edward Klein tha për Fox News, një televizion pranë fushatës së Trump, se FBI po kryen hetim gjithëpërfshirës dhe nuk përjashtohet që Comey, drejtori i Byrosë, të ngrejë padi ndaj presidentes së re.
"Do të ishte një krizë kushtetuese me përmasa të jashtëzakonshme", tha Klein, që shtoi se këshilltari për sigurinë i Obamës, Valerie Jarrett, ka deklaruar se e dëshiron të shkarkuar Comey.
Një skenar që e kthen Clinton një investim politik me kosto të jashtëzakonshme për stabilitetin e SHBA-së.
Add new comment