Clinton shpëtimtare e njerëzimit, sipas vizionit demokrat të Obamës
Demokratët po kalojnë çdo fantazi për ta përdorur si argument kundër Donald Trump, i cili ka vënë seriozisht në pikëpyetje ambicjen e familjes Clinton për të marrë presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për të shpëtuar katastrofën në lojë ka hyrë edhe talenti i presidentit Obama që ka shkuar deri aty sa ta flasë për një fatalitet global në rast se votohet Trump
"E ardhmja e njerëzimit do të varet nga këto zgjedhje”. Me këto fjalë i është drejtuar presidenti amerikan Barack Obama votuesve demokratë pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kreu i Shtëpisë së Bardhe dhe i pari president i afro-amerikan në SHBA u bëri thirrje votuesve të mbështesin Hillary Clinton, sepse, siç tha ai, fati nuk është o komprometuar vetëm fati i demokracisë amerikane, por i gjithë botës. Duke folur në një miting të fushatës në North Carolina, Obama paralajmëroi amerikanët se Donald Trump është një kërcënim për të drejtat civile të arritura me shumë sakrifica.
"Fati i demokracisë tonë është në duart tuaja. Fati i njerëzimit është në udhëkryq dhe ju në Karolinë e Veriut, duhet të inkurajoni planetin në drejtimin e duhur. Nuk do të gjykohem unë në kutimin e votimit, por drejtësia, dinjiteti, përparimi, demokracia jonë ", deklaroi Obama.
Në të njëjtën kohë, në një intervistë për një faqe interneti amerikane, presidenti i SHBA, në kontrast me reagimin e parë për çështjen e e-mail-eve personale të Clinton ka kritikuar në mënyrë indirekte lider FBI, James Comei për qëndrimin e tij. Duke iu referuar procedurës së ndjekur nga agjencia federale dhe ndërsa drejtori i FBI-së po merr lumë kritikash nga demokratët , Obama theksoi rëndësinë e faktit se hetimet qeveritare nuk duhet të lënë hapësirë për dyshime që ndikojnë në opinionin publik.
Add new comment