Sondazhi i Fondacionit “Konrad Adenauer”: Qytetarët në Shqipëri u besojnë shumë pak institucioneve dhe partive

Postuar në 01 Nëntor, 2016 12:58

Sondazhi i sapo publikuar në Tiranë i mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenauer nxjerr në pah perceptimin e qytetarëve mbi qeverisjen qendrore e lokale, gjendjen social-ekonomike dhe besueshmërinë tek forcat politike. Duke vlerësuar rezultatet e përgjigjeve të 1951 të pyeturve në zona të ndryshme të vendit kupton për besueshmërinë shumë të ulët të qytetarëve tek institucionet publike si dhe tek partitë politike, që reflekton përmasat e një zhgënjimi të madh.

Gjithashtu vërehet se shumica dërmuese e të pyeturve nuk janë të kënaqur me qeverisjen dhe ata shohin pak shpresë në përmirësimin e gjendjes. Një nga problemet më të mëdha sociale vazhdon të mbetet papunësia e lartë, pavarësisht se sondazhi u krye në qytete përgjithësisht të zhvilluara, në krahasim me qytete të tjera më periferike, ku papunësia mendohet të jetë më e lartë.

Dy pyetje të këtij sondazhi ishin të drejtëpërdrejta për çështjen shumë të debatuar në Shqipëri, reformën në drejtësi. "Vetëm 24% janë shprehur se e kanë kuptuar reformën, shifër e ulët, dhe bëhet akoma më e ulët kur merret parasysh e dhëna se sondazhi është bërë kryesisht në zonat më të njohura urbane dhe qytetare, pra tek pjesa më e informuar e shoqërisë. Ky përfundim i ndihmon drejtuesit e reformës, faktorin ndërkombëtar dhe partnerët shqiptarë, ta zhvendosin procesin nga zyrat luksoze të Tiranës tek qytetarët poshtë, për të krijuar pritshmëri dhe besim publik real tek ata”, thotë për Deutsche Ëelle-n prof. asoc. dr Afrim Krasniqi.

Ndërkohë për pyetjen lidhur me besimin tek rezultatet e kësaj reforme sipas tij, kjo tregon diferencë midis perceptimit publik për mbështetjen e reformës-mbi 90% - në sondazhet e tjera ndërkombëtare, dhe besimit praktik se një gjë e tillë do realizohet në rastin shqiptar - 50%.

"Gjysma e të pyeturve kanë pak besim, sepse shohin se reforma, e nisur nga BE dhe SHBA, ndeshi në rezistencë nga partitë në Shqipëri, nga vetë gjyqësori dhe nga institucionet e tjera, pra, nga vetë ata aktorë që do jenë ne të ardhmen vendimmarrës e përgjegjës për jetësimin e reformës. Kjo mendoj se është arsyeja që qytetarët kanë pak besim absolut, 19%. Nëse partitë dhe elita politike do ishte mbështëtese reale e reformës, dhe nese vetë gjyqësori do ishte pjesë pozitive e procesit të ndryshimit, besimi publik do ishte më i madh. Katër muaj pas miratimit të paketës kushtetuese për reformën ende parlamenti nuk ka miratuar ligjet kryesore dhe ende nuk ka hapa konkrete për jetësimin e saj. Nese opozita perdori mjetet kushtetuese edhe për ta vonuar procesin, mazhoranca de facto ka bërë të njëjtën gjë”-shton Krasniqi

DW

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.