Eksperimenti me Lindjen e Mesme/Mediat flasin për rënien e afërt të regjimit në Egjipt: “Al – Sisi më keq se Mubarak dhe Morsi”

Postuar në 22 Tetor, 2016 01:00

Ndërhyrja e koalicionit të drejtuar nga SHBA në Mosul është vlerësuar si një instrument presioni ndaj asaj që Rusia arrtiti në Siri dhe sidomos në Halep. Në përpjekje për të kompensuar humbjen në terren, perëndimorët mbyllën kufirin nga krahu iraken, duke spastruar Irakun nga ISIS dhe duke hapur rrugën për menaxhimin e situatës në vend.

Mirëpo kriza siriane ka infektuar keq të gjithë horizontin politik të Lindjes së Mesme dhe perspektivat që ndërtohen mbi të. Para disa ditës media të ndryshme të rajonit bënë të ditur se shefi i sigurisë së Sirisë ndodhej në Egjipt për të zhvilluar një takim me homologun e tij egjiptian. “Middle East Monitor” e shpjegonte këtë shfaqje me nevojën e regimit të gjeneralit Abdel Fattah Al Sissi për të hapur një korridor tani që marrëdhëniet me Arabinë Saudite janë përkeqësuar. Pas Sirisë në Egjipt do të thotë Rusia dhe më tej Irani. Egjipti konsiderohet çelës për stabilitetin dhe sigurinë e Izraelit, ndaj këto lëvizje janë me potencial të madh shpërthyes.

Vetëm disa ditë më pas, mediat kanë nisur të flasin në mënyrë të “sintonizuar” për rënien e regjimit të Al Sisi.

Kolapsi i regjimit të Sisi është çështje kohe vetëm dhe shenjat kanë nisur. Nis me dështimin e idesë kryesore në të cilën bazohej që është ai e zëvendësimit të regjimit të dështuar të Vëllazërisë Myslimane, sikundër Al Sisi e përmend shpesh në fjalimet e veta. Evidencat tregojnë se dështimi i Al Sisi kalon shumë dështimet e ish – presidentit Mohamed Morsi të cilit nuk iu dha shansi të qeveriste”, shkruan “Middle East Monitor”(https://www.middleeastmonitor.com/20161020-the-beginnings-of-a-collapsin...).

Kësaj çështjeje i ka kushtuar një shkrim edhe revista “Foreign Affairs” që merret me analizat dhe rezultatet e qeverisjes.

Edhe njëherë tjetër, një ish-ushtarak u kthye në dikator dhe qeveris vendin. Por presidenti Al – Sisi ka krijuar një regjim edhe më brutal dhe autoritarist sesa ai i Hosni Mubarak”, shkruhet në shkrim(https://www.foreignaffairs.com/articles/middle-east/egypt-s-nightmare).

Janë dy shigjeta mediatike që paralajmërojnë se dikush i ka vënë syrin Egjiptit për të bërë edhe aty eksperimentin e ndryshimit përmes rrugës apo ndonjë opozite që nga protesta rrëmben armët. Nuk hyjnë këtu në kandar shqetësimet për stanjacion ekonmik apo të drejta, sa kohë që shqetësime të tilla vijnë nga jashtë, njësoj si ajo çorba që u përgatit në vitin 2011, e të cilës i vunë edhe një emër: Pranvera arabe.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.