Nishani përfundon me pushime në Shëngjin. Vilat qeveritare në Dhërmi e Vlorë janë të prenotuara gjithë verën nga Rama e Meta

Postuar në 26 Korrik, 2015 14:45

Tv Klan thotë se presidenti Nishani ka preferuar bregdetin Shëngjinit për të kaluar ca ditë pushim. Në një hotel të vogël familjar pranë zonës së njohur si “Rana e Hedhun”, shumë plazhistë vendas dhe të huaj këto ditë kanë parë të pushojë prane tyre, Presidentin e Republikes Bujar Nishani me bashkëshorten Odeta. 

Tepër sportiv dhe ndryshe  nga çishin mësuar ta shihnin në aktivitetet zyrtare,  presidenti Nishani nuk ka refuzuar edhe foto e takime me shumë pushues. 

Edhe pse Shengjini, dhe hoteli modest tek Rana e Hedhun, ishte zgjedhje e vetë Presidentit të Republikes dhe zonjës së tij, mësohet se nga drejtoria e Shërbimeve Qeveritare kreut të shtetit i është refuzuar mundësia për të qëndruar në rezidencat qeveritare. Me një shkresë zyrtare kjo drejtori, i është drejtuar kabinetit të presidentit  se as në rezidencën qeveritare të Vlorës dhe a

s në atë të Dhërmiut, Presidenti i Republikes nuk mund të shkojë, pasi këto dy rezidenca janë prenotuar për gjithë sezonin veror nga kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit  Meta.  

Tv Klan thotë se çdo president i meparshem, ka patur mundesinë e perzgjedhjes i pari të kohës së qëndrimit në rezidencat qeveritare, pastaj drejtuesit e tjerë të shtetit.

http://tvklan.al/nishanit-i-refuzohet-qendrimi-ne-rezidencat-e-dhermiut-...

l.m

Comments

Submitted by Greece is shit (not verified) on

<p>Panvaresisht se ky nuk ben Presidentin, ai ulet ne kolltukun e presidentit dhe kjo qe ka ndodhur eshte turp dhe arrogance qe me kujton ata halabaket e lagjes.&nbsp;</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Nuk kuptoj se pse Nishani nuk shkon si turist ne Anadoll.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.