Lufta e Prokurorisë me Policinë, oficeri i Tahirit pronar i dy parcelave me kanabis
Hetimi për pajisjen përgjuese Imsi Catcher, arrestimi i Emiljano Shullazit duket se kanë nxitur një përplasje mes policisë dhe prokurorisë që tani është shtrirë edhe në terren ku prokurorët kanë zbarkuar për të hetuar mbi situatën e mbjelljes me kanabis, pas dyshimeve se parcela të raportuara si të asgjesuara figurojnë të mbjella ma bimë narkotike.
Kështu aksionet në Dibër, Vlorë e Ishëm kanë prapa nxitjen s prokurorisë. Në Vlorë u zbulua se një efektiv i poicisë ishte pronar i dy parcelave me kanabis. Bëhet fjalë për efektivin Renaldo Avduli, oficeri i sektorit kundër krimit ekonomik, i cili është njoftuar për arrestimin nga kolegët e tij.
Të njëjtat burime pohuan për Gazeta Shqiptare se Avduli dhe dy bashkëpunëtor e tij, kontrollonin veprimtarinë kriminale përmes fotove që u dërgonin punëtorët e kanabisit. Tashmë , Avduli është shpallur në kërkim, ndërsa ndaj tij është caktuar në mungesë edhe masa e sigurisë ‘Arrest me burg’.
Add new comment