Reagim i ashpër i Ministrisë së Jashtme greke ndaj deklaratës së komisionerit Hahn për çështjen çame
Athina zyrtare ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së komisionerit të Zgjerimit Johannes Hahn se Shqipëria dhe Greqia duhet të zgjidhin me dialog çështjet e mbetura pezull, përfshi edhe çështjen çame. Tirana e cilësoi këtë deklaratë si njohje de facto të çështjes çame nga Bashkimi Europian.
Në një reagim në faqen zyrtare të Ministrisë greke të Jashtme, thuhet se eshte kerkaur nga Athina zyrtare te kete nje shpjegim per deklaraten e Hahn.
“Siç dihet, çështja çame nuk ekziston dhe për këtë arsye nuk është pranuar kurrë apo negociuar mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke.
Komisioneri Hahn me një përgjigje të rreme tregoi se nuk e ushtron rolin dhe funksionet e tij sipas parimit të paanshmërisë, për të nxitur interesat e përbashkëta të Unionit, siç parashihet me nenin 17 të Traktatit të Lisbonës.
Tashmë ne kemi kërkuar nga institucioni përkatës, të japë shpjegime bindëse lidhur me përmbajtjen e papranueshme dhe të rreme në përgjigjen e tij” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Add new comment