Çfarë u humb me ikjen e "Omnix Albania"? Dhe pse qeveria bëri Pilatin?(foto)

Postuar në 20 Shtator, 2016 19:13

Bizsnesmenë të ndryshëm shqiptarë po ndërtojnë lloj - lloj gjërash në toka të grabitura , por një projekt serioz që u paraqit nga Omnix Albania, duket se u "zu me dru", si për ta bindur libanezin Fadi Matri për mikpritjen shqiptare. Nëse i hedh një sy projektit të propozuar prej tij, ai duket shumë serioz dhe me gjasë ky është edhe shkaku pse qeveria luajti Pilatin.

"OMNIX ALBANIA, do ta niste ndërtimin e Resortit Turistik në Gjirin e Lalzit në vitin 2017. Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë ishte planifikuar që vlera totale e projektit të shkonte deri në 1,2 miliard dollarë. Projekti i bërë nga kompania e njohur në botë Chapman Taylor, planifikonte mes të tjerave ndërtimin e një hoteli me 5 yje, një akuaparku, 500 apartamenteve rezidenciale luksi dhe të një infrastrukture të plotë mbështetëse. Projekti që planifikohej të përfundonte në 2022 do të punësonte rreth 1500 vetë", raporton "Tema Tv". 

Kjo nuk do të ndodhë pse kjo zonë është rezervuar me gjasë për dikë tjetër, me siguri në zbatim të filozofisë "beton dhe zgëqe" që e shohim kaq mirë të mishëruar në Tiranë. Kjo e "Omnix Albania" na kujton atë që ndodh me projektin e Pacollit në Divjakë: projekti është gati, me siguri edhe kryeministri me ata që i shkojnë nga pas i kanë thënë "po" Pacollit. Vetëm se si për çudi puna nuk nis, pa folur pë bishtat si porti i Karpenit që dalin rrugës. 

Comments

Submitted by dy (not verified) on

Asgje nuk u humb. Tashme na eshte rregjur lekura me genjeshtra te tilla. mjafton te kujtojme cekun e bardhe , Koridorin 8, AMBO, e me pas Suden, Vefa-n, Gjallicen, Xhaferin e Kamberin. Asnje ndryshim nuk kane. Fatin e kesaj do te kene edhe genjeshtrat e tjera te medha.

Pyetje : Perse nuk ka bere asgje kur ka 10 vjet qe ka marre lejet , ka rrethuar vendin, dhe qenkan "prezent" ne Shqiperi nen emerin "Omnix Albania" ????

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.