Video lojërat duhet të përfshihen në Lojërat Olimpike
Lojërat elektronike, ose video game, duhet të përfshihen në Lojërat Olimpike. Sipas krijuesit të Warcraft, Rob Pardo, e-sportet duhet të shihen brenda përkufizimit të sportit si të tillë dhe duhen përfshirë në kompeticionet ndërkombëtare. Propozimi i tij mbështetet edhe me argumente biznesi. Videogame-et që luhen nga profesionistë kanë miliona spektatorë. Pardo sjell në një intervistë për BBC-në shembullin e një finaleje të zhvilluar në Seul të Koresë së Jugut që mblodhi në një stadium mbi 40 000 njerëz, përveç shikuesve online.
Add new comment