Rikthehet ideja e konsorciumit me Bashkinë e Sarandës?
Ideja e pjesëmarrjes së Bashkisë Sarandë në një shoqëri aksionere, e quajtur “Koncorsium për zhvillimin e Rajonit Vlorë-Gjirokastër”, do të shqyrtohet në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti më 29 korrik. Lajmi bëhet i ditur nga një media lokale, “Saranda Web”, sipas së cilës “projektvendimi ndodhet në Këshillin Bashkiak”. Në draftin fillestar që u diskutua shumë vitin e kaluar në media, parashikohej që shoqëria “mund të hynte në transkasione finaciare, shitje e blerje pasurishë të patundshme apo dhe aktivitete të tjera si dhe se përgatit projekte, aplikon për fonde, ndihma, kredi e financime të pushtetit lokal nga BE, dhe i përdor për investime për zhvillimin rajonal”. Në dhjetor të vitit 2015 propozimi, i depozituar formalisht nga kryetarja e Bashkisë Sarandë, Florjana Koka, u rrëzua. Por sipas medias së sipërcituar, ai është rikthyer.
Nuk është çudi që pas kësaj nisme të qëndrojë ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima, i cili së fundmi ka hyrë në marrëdhënie mirëkuptimi me LSI-në, e që u cilësua si autor dhe mbështetës i idesë.
Add new comment