Rol i mbivlerësuar i ambasadorëve?
Sipas raportimeve të sotme, konsensusi i dakordësuar nga letra e Johannes Hahn, u bë i mundur pas negociatave të vazhdueshme dhe duke e transferuar diskutimin, siç tha një ditë më kreu i LSI-së, Ilir Meta, në Bruksel dhe në Uashington. Dhe këto diskutime kanë përfshirë komunikime direkte me zyrat vendimmarrëse në Bruksel dhe Uashington, edhe pse sot paradite pati një deklaratë të re nga ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland. Sidoqoftë mesazhet drejtuar kreut të PD-së pas konsensusit të deklaruar publikisht nga kancelarja Angela Merkel dhe Johannes Hahn, flasin për faktorët e vërtetë që ndërmjetësuan këtë që u konkludua sot. Siç është tashmë evidente, roli i dy ambasadorëve, atij amerikan, Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin, rezultoi për disa çështje artificial dhe jo në proporcion me fuqinë. Ndoshta kjo arritje e opozitës shpjegon edhe heshtjen e tyre të deritanishme.
Add new comment