Shkatërruesi i Irakut

Postuar në 06 Korrik, 2016 16:37

Tony Blair është vënë nën akuzën për mashtrim lidhur me nisjen e luftës në Irak në vitin 2003. Njeriu të cilin shqiptarët, ata të Kosovës të paktën, e njohin si kontribues të çështjes së tyre me Serbinë, ka ndjekur një politikë shumë cinike në raport me Irakun. Ai është personi që qëndron pas ndërhyrjes e cila prodhoi atë që shohim sot në Lindjen e Mesme dhe që në thelb ka shkatërruar në mënyrë të pariparueshme Irakun. Hetimi i kryer nga komisioni Chilcot ka konkluduar ndër të tjera se:

Britania shkoi në luftë përpara se opsionet e paqes të ishin ezauruar...

Informacionet e shërbimeve sekrete që synonin të përdoreshin për të justifikuar luftën “u prezantuan  me një siguri që nuk justifikohej.

Planifikimi i pushtimit të Irakut ishte tërësisht i papërshtatshëm.

Hetimi mbi Irakun nuk e pranon pretendimin e Blair se ishte e pamundur të parashikoheshin problemet që do të haste Iraku pas pushtimit.

Britania dështoi në përgatitjen e plotë të pushtimit njësoj si në përpjekjet për rindërtimin e Irakut.

Blair mbivlerësori aftësinë e tij për të ndikuar vendimet amerikane në Irak.

Vendimmarrja ligjore për përfshirjen e Britanisë në luftë, është “larg të qenit e kënaqëshme”(http://uk.businessinsider.com/chilcot-report-iraq-inquiry-executive-summary-statement-key-points-iraq-war-tony-blair-2016-7).

Më poshtë është publikuar edhe një notë që Blair i ka dërguar ish-presidentit amerikan, George Bush, më 12 shtator 2001. Sugjerime për koalicionin antiterrorizëm, gogoli Osama Bin Laden, Afganistani – këto janë temat që prek Blair. Por jo si burrë shteti me sa po provon raporti Chilcot, por si një politikan që sot ka në përgjegjësi një faturë historike: Shkatërrimin e një kombi të tërë(http://www.businessinsider.com/chilcot-inquiry-the-note-tony-blair-sent-george-bush-the-day-after-911-2016-7?utm_content=buffer4185a&utm_medium=social&utm_source=facebook.com&utm_campaign=buffer). 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.