Sollaku mbron Rroshin në KQZ, kryebashkiakët e Kavajës e Krujës i çohen për verifikim Prokurorisë
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi t’i ccojë për verifikim Prokurorisë formularin e e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi dhe atij të Krujës Artur Bushi. Të dhënat e pasqyruara në formularët e dekriminalizimit nuk kanë bindur anëtarët e KQZ-së, nisur edhe nga shënimet e bëra nga vetë Roshi se ishte ndaluar në Gjermani, por nuk mbante mend arsyen. Si përfaqësues ligjor i kryebashkiakut të Kavajës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve u shfaq anëtarëi i Asamblesë Socialiste dhe ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Roshi vazhdon të mbajë detyrën e kryebashkiakut edhe pse sipas dëshmisë së penalitetit lëshuar nga Ministria italiane e drejtësisë rezulton i dënuar për përdhunim në grup nga Gjykata e Campobasso-s kur ai ishte 16 vjecc. Sipas ligjit italian dënimet më pak se 3 vjet, pas një periudhe të caktuar nuk pasqyrohen në dëshminë e penalitetit, ndaj Rroshi aktualisht rezulton i pastër dhe për këtë arsye anulloi dorëheqjen e tij. Opozita e akuzon kryebashkiakun e Kavajës edhe për një dënim të marrë në Zvicër për trafik droge. Ndërsa për kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi opozita thotë se ai është dënuar, hetuar dhe arrestuar në Itali për trafik prostitucioni, trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike me emrin Kastriot Cakoni.
Add new comment